Reuters raportoi të premten se diplomati terrorist i regjimit iranian, Assadollah Assadi, ka kërcënuar autoritetet belge se do të ketë sulme të tjera terroriste nëse ai gjendet fajtor për tentativën për të shpërthyer një bombë në tubimin Irani i Lirë të Rezistencës Iraniane në 2018-ën, në Paris. Këto kërcënime nënvizojnë domosdoshmërinë e marrjes së masave të rrepta kundër terrorizmit të mullahëve dhe nevojën për të mos rënë pre e taktikave të vjetra terroriste të shantazheve të tyre.
“Një diplomat iranian i akuzuar në Belgjikë për tentativën për të shpërthyer një bombë në një tubim të një grupi të mërguar opozitar nga Irani në Francë i ka paralajmëruar autoritetet për mundësinë e hakmarrjes nga ana e grupeve të paidentifikuara nëse ai gjendet fajtor, sipas një dokumenti policie,” lexon raporti i Reuters. Sipas Reuters, Assadi “i ka paralajmëruar autoritetet belge se çështja e tij po vëzhgohet nga afër prej grupeve të pazbuluara në Iran e në vendet fqinje.”