Wednesday, February 1, 2023

IRGC Ndërton Raketa Balistike Ndërkohë që Populli Lufton me Varfërinë

Ndërkohë që iranianët privohen nga festimi i Vitit të Ri pers (Novruz) për shkak të varfërisë ekstreme, regjimi ka ekspozuar një qytet të ri të raketave balistike.

“Ceremonia e përurimit të qytetit të ri të raketave të forcës detare të IRGC dhe aneksimit të pajisjeve raketore nga kjo forcë u zhvillua mëngjesin e sotëm, më 15 mars, me praninë e Brigadier Gjeneralit Hossein Salami, Kryekomandant i IRGC, Brigadier Gjeneral Alireza Tangsiri, Komandant i forcave detare të IRGC, dhe një grupi komandantësh. Sipas reporterit tonë, në qytetin e raketave të forcës detare të IRGC-së janë ekspozuar një numër i madh sistemesh raketore kruz dhe balistike, si dhe raketash me rreze të ndryshme veprimi,” shkruante më 15 mars agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Forcën terroriste Quds.

Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit iranian ka lëshuar dhjetëra raketa gjatë të ashtu-quajturës “hakmarrje të egër” të saj për kryemjeshtrin e eliminuar të terrorit Qassem Soleimani në janar 2020. Kostoja e prodhimit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, të cilat janë përdorur në këto sulme dhe në operacione të tjera, është miliona dollarë.

Të enjten, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një konferencë për shtyp, gjatë së cilës dha informacione mbi dy komplekse të IRGC-së për raketat balistike në Iranin perëndimor, komplekse të cilat janë përdorur për sulme kundër vendeve fqinje. Këto informacione, njëkohësisht me përurimin nga IRGC të qytetit të saj të raketave, hedhin poshtë pretendimet e regjimit se prodhon raketa për t’u “mbrojtur” ndaj armiqve të huaj.

Ndërkohë që IRGC ndërton raketa dhe mburret për fuqinë e saj ushtarake, iranianët vuajnë nga varfëria. IRGC plaçkit pasurinë kombëtare të Iranit dhe e përdor atë për veprimtaritë e saj malinje.