Friday, September 13, 2024

Irani i Intensifikon ‘Planet’ e Represionit për ta Terrorizuar Publikun

 

Iran Steps Up Its Repression ‘Plans’ to Terrorize the PublicMe shtimin e rasteve të poshtërimit publik të “banditëve” në rrugët e Iranit, poshtërim të cilin autoritetet e quajnë “manovra të pushtetit”, regjimi i ka përhapur planet e tij represive në qytete e provinca të tjera.

Ditët e fundit, zyrtarët e regjimit kanë shpallur themelimin e bazave në qytete të ndryshme të Iranit.

Më 19 tetor, në një transmetim nga televizioni shtetëror i regjimit, Mohammad Reza Yazdi, komandant i brigadës Mohammad Rasul të Gardës Revolucionare (IRGC) në Teheran, tha: “Njësitë e patrullave Razaviun e kanë nisur punën në vitin 2018 për të ruajtur sigurinë. Në 2019-ën, struktura e tyre u përfundua, dhe shërbimet e tyre u zgjeruan në 2020-ën… Në koordinim me vëllezërit tanë trima të Forcave të Sigurisë së Shtetit dhe me prokurorinë e Teheranit, i kemi mobilizuar njësitë Razaviun në të gjitha qytetet për të ruajtur sigurinë… Këto përpjekje do të vazhdojnë deri sa të ndalojmë çdo tentativë për prishjen e sigurisë në kapilarët e qyteteve.”