Thursday, February 2, 2023

Iran: Numri tronditës i viktimave të Koronavirusit në 460 qytete shkon mbi 129,900

Iran's coronavirus update by MEK - October 22, 2020

  • Zëvendës Ministri i Shëndetësisë: Presim që numri i pacientëve me koronavirus të rritet. Sa më i lartë numri i shtrimeve në spital, aq më e madhe mundësia e vdekjes. (TV shtetëror, 21 tetor 2020)
  • Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran: Mbi 42% e pacientëve me koronavirus në gjendje kritike në vend janë të shtruar në Teheran. Një total prej 10,000 pacientësh janë referuar si pacientë të jashtëm në 24 orët e fundit. (Agjencia e lajmeve Mehr, 22 tetor 2020)
  • NCCT në Azerbaixhanin Perëndimor: Nuk kemi shtretër bosh në spitale. 1,254 njerëz janë të shtruar, 229 janë në terapi intensive dhe 75 janë të intubuar. Gjatë valës së dytë të sëmundjes, numri maksimal i vdekjeve në ditë ishte 20, por tani ka arritur në 34. (E përditshmja Javan, 22 tetor 2020)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Tabriz: Jemi në një situatë të vështirë. Pavijonet e terapisë intensive janë të mbushura plot, dhe nuk kemi shtretër bosh për pacientë në gjendje kritike. Brenda 24 orësh, janë identifikuar 621 pacientë të rinj kanë vdekur 19. (Mehr, 22 tetor 2020)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Kermanshah: Çdo ditë i thyejmë rekordet e ditës së mëparshme. Kemi patur 189 pacientë të rinj në 24 orë. 724 pacientë me koronavirus janë të shtruar në spital, 124 prej tyre janë në terapi intensive, gjë që është shumë shqetësuese. (E përditshmja Javan, 22 tetor 2020)