Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara ka etiketuar të martën Hasan Irlu, të dërguarin e regjimit iranian tek terroristët Houthi në Jemen, dhe një zyrtar të Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC) të Iranit. Gjithashtu, OFAC ka etiketuar edhe Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa të Iranit, i cili vepron si një organizatë frontale për lehtësimin e përpjekjeve rekrutuese të Forcave Quds të Gardës Revolucionare.
Sipas deklaratës së Thesarit: “Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa, i cili ka degë në shumë vende të botës, përdoret si platformë rekrutimi nga IRGC-QF për mbledhje informatash dhe operacione inteligjence, duke përfshirëë rekrutimin për militantët e huaj që udhëhiqen nga IRGC-QF dhe luftojnë në emër të regjimit të Bashar Al-Assad në Siri.”