Friday, March 29, 2024

Iran: Sekuestrimi i Armëve dhe Çështja Gjyqësore Nxjerrin në Pah Nevojën për ta Konfrontuar Terrorin Iranian në Burimin e Tij

Më 9 shkurt 2020, autoritetet e SHBA sekuestruan tre raketa tokë-ajër të tipit “358” (më sipër) dhe 150 raketa të komanduara anti-tank “Dehlavieh”.

Të martën, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi se dy arsenale të mëdha armësh iraniane ishin sekuestruar në fund të 2019-ës dhe në fillim të 2020-ës ndërkohë që ishin rrugës për në Jemen përmes Detit Arabik. Këto armë përfshin 171 raketa tokë-ajër dhe tetë raketa antitank, dhe së bashku përbëjnë konfiskimin më të madh ligjor të armëve iraniane deri më sot. Më shumë se një milion fuçi naftë iraniane, të nisura në drejtim të Venezuelës, janë sekuestruar gjithashtu brenda të njëjtës periudhë kohore.

Në padinë që çoi në konfiskimin e kësaj nafte, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së vuri në dukje se nga shitja e saj do të përfitonte Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, një entitet i etiketuar si organizatë e huaj terroriste. Pasi u konfiskua dhe u rishit, të ardhurat nga kjo naftë raportohet se i janë shtuar një fondi që përdoret për dëmshpërblimin e viktimave të terrorizmit, përfshirë të terrorizmit shtetëror të regjimit iranian.

Lista e viktimave në këtë kategori është e gjatë, për shkak të incidenteve si hedhja në erë e kazermave të marinës amerikane në Liban në vitin 1983, si dhe hedhja në erë e Kullave Khobar në Arabinë Saudite në vitin 1996. Kjo listë u zgjat edhe më shumë në vitin 2020 kur një gjykatës federal i SHBA-së në Nju Jork e mbajti Iranin përgjegjës për dëme të lidhura me sulmin terrorist të 11 shtatorit, për shkak se kishte strehuar operativë të Al Kaedës dhe u kishte ofruar atyre “trajnim dhe mbështetje kritike”. Por lista pothuajse u zgjat akoma më shumë në vitin 2018 si rezultat i një komploti krejtësisht të ri terrorist, i cili do t’ua kishte marrë jetën një numri të madh parlamentarësh nga e gjithë bota, për të mos përmendur një numri të madh emigrantësh iranianë dhe aktivistësh pro demokracisë.

Komploti në fjalë kishte në shënjestër një tubim ndërkombëtar të organizuar pranë Parisit nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Tre operativë iranianë nën komandën e një diplomati të rangut të lartë të quajtur Assadollah Assadi tentuan të infiltrohehin në këtë event me 500 gramë eksploziv të lartë TATP, të cilin Assadi e kishte transportuar personalisht nga Irani në Europë. Për fat të mirë, pajisja u identifikua dhe më pas u detonua në mënyrë të sigurt nga autoritetet belge, megjithëse një oficer që po qëndronte jashtë zonës së sigurt u plagos lehtë. Ky fakt është një dëshmi e fuqisë shkatërruese të këtyre eksplozivëve, të cilët, sipas ekspertëve, do të kishin vrarë qindra apo edhe mijëra njerëz nga 100,000 të pranishëm në tubimin Irani i Lirë.

Dëshmitë në lidhje me numrin e mundshëm të vdekjeve ndihmuan në vendosjen e dënimit maksimal prej 20 vjetësh për organizatorin e komplotit në përfundim të gjyqit të tij në Anversë, në fillim të këtij viti. Bashkëkomplotistët e tij u dënuan nga 15 deri në 18 vjet, si dhe iu hoq shtetësia belge. Por megjithëse Assadi nuk pranoi ta apelonte dënimin pasi e kishte bazuar mbrojtjen e tij vetëm në pretendimin për imunitet diplomatik, tre të pandehurit e tjerë aktualisht po kërkojnë ulje të dënimeve të tyre.