Friday, July 26, 2024

Iran: Pas Dy Vitesh, Regjimi Ende i Tronditur nga Eliminimi i Soleimani, Terroristit Numër Një në Botë

Pa koment!!

3 janari shënon përvjetorin e dytë të eliminimit të terroristit numër një në botë, Qassem Soleimani, komandantit famëkeq të Forcave terroriste Quds të IRGC, i cili drejtoi dhe implementoi doktrinën e regjimit iranian për eksportimin e “revolucionit” ose ekstremizmit islamik dhe terrorizmit në të gjithë globin, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Soleimani u vra së bashku me Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetarin e Al Hashd Al Shaabi, (ose Forcat e Mobilizimit Popullor) dhe sekretarin e përgjithshëm të Kata’ib Hezbollah, të dy përfaqësues irakianë të regjimit iranian.

Vdekja e Soleimani-t i dha një goditje të pandreqshme teokracisë që sundon Iranin dhe makinerisë së saj luftënxitëse. Komentet e zyrtarëve të regjimit e kanë konfirmuar këtë fakt.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta sot, sepse në një situatë kaq kritike na duhej një komandant terreni si dëshmori Soleimani. Sot ai na mungon shumë dhe na ka lënë në pikëllim të thellë. E ndiejmë mungesën e tij në frontet e Rezistencës [luftërat proksi të regjimit],” tha Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit të regjimit më 30 dhjetor.

“Ju e dini se në mediat sociale, armiku ka krijuar një metodë që nëse përdorni emrin ose foton e [Soleimanit], platforma ju paralajmëron dhe mbyll llogarinë ose faqen tuaj. Rreth dy muaj më parë, mora një paralajmërim sepse i kisha përmendur emrin në një nga postimet e mia në Instagram. Pas disa paralajmërimeve, ata mbyllën llogarinë time”, tha Hossain Amir Abdollahian, ministri aktual i jashtëm i regjimit, në dhjetor 2020.