- “Transaksionet tona janë të fshehta, jo transparente. 80 miliardë dollarë në importe dhe eksporte janë transaksione të fshehta; nga e nesërmja pas anëtarësimit në FATF, kompanitë parësore do të identifikohen dhe nuk do të jetë më e mundur të fshihen transaksionet e tyre.
- Për të anashkaluar sanksionet, ne kemi blerë banka me kosto të ulët për 20 milion dollarë në rajon dhe i kemi përdorur ato për komisionet e këmbimeve. Më vonë mbyllëm çdo bankë pasi u identifikuan nga thesari i SHBA dhe hapëm një bankë të re.
- Abbas Akhoondi, ish Ministri i Kabinetit të Rouhani: Bankat kanë për detyrë të lehtësojnë tregtinë e fshehtë. Ne harxhojmë 20 miliardë dollarë në vit për një grusht bankash që i përdorim si ndërmjetëse shkëmbimesh. (Si rezultat) jetesa e punëtorëve po përkeqësohet dhe ekonomia e Iranit funksionon bazuar në korrupsion.
Duke pranuar operacionet e përhapura dhe sistematike të pastrimit të parave në regjimin klerikal, Gholamreza Mesbahi-Moghaddam, kreu i Komisionit të Infrastrukturës dhe Prodhimit të Këshillit të Shkencave të Përmirësimit dhe anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të regjimit klerikal tha në një diskutim televiziv: “Marrëveshjet qê bëjmë tani, janë të fshehta. Ato janë të maskuara dhe jo transparente.CFT dhe Palermo Bills deklarojnë se çdo transaksion në të cilin njëra ose të dy partitë nuk janë transparente do të konsiderohet si pastrim parash dhe financim i terrorizmit. Kemi 40 miliard dollarë eksporte dhe 40 miliard dollarë importe që nuk janë transparente. Pjesa më e madhe e naftës sonë eksportohet përmes kanaleve informale. Të gjitha produktet e tjera që ne jemi duke eksportuar, të tilla si benzinë, gaz, petrokimikë, etj, të gjitha bëhen përmes kompanive mëmë, dhe nga e nesërmja pas anëtarësimit në FATF, kompanitë mëmë do të identifikohen nga pala tjetër, sepse nuk do të jetë më e mundur të përdoren kompanitë mëmë. ”
Mesbahi, vërejtjet e të cilit u raportuan nga lajmet shtetërore Eghtesad, duke cituar zëvendës zyrtarin e këmbimit valutor të bankës qendrore të regjimit shtoi: “Më parë, për të anashkaluar sanksionet, ne blemë banka me kosto të ulët në kufijtë e 20 milion dollarëve në rajon dhe përdorëm ato si ndërmjetëse për shkëmbime. Më pas mbyllëm të gjitha bankat pasi u identifikuan nga thesari i SHBA dhe hapëm një bankë të re ”.
Duke marrë pjesë në të njëjtën tryezë të rrumbullakët, ish-Ministri i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban Abbas Akhoondi zbuloi gjithashtu: “Ne harxhojmë 20 miliardë dollarë në vit për një grusht bankash ndërmjetëse për shkëmbimet. Gjatë gjashtë-shtatë viteve të fundit, Irani kishte humbur mbi 160 miliardë dollarë në këtë mënyrë. Kombi po jeton në mjerim dhe varfëri, dhe kjo është rezultat i këtyre masave të njëanshme.