Monday, February 6, 2023

Express: Spiuni iranian është shtirur si turist pas ‘dorëzimit të bombës’ me qëllimin për të hedhur në erë konferencën

 

Assadollah Assadi shops at a supermarket in LuxembourgAssadollah Assadi në një supermarket në Luksemburg

DUKE U SHTIRUR si turist, krye-spiuni iranian Assadollah Assadi shkon për të blerë në një supermarket në Luksemburg më pak se një orë pasi kishte dorëzuar supozimisht një bombë me qëllimin për të hedhur në erë një konferencë të opozitës iraniane.

Ky komplot – që thuhet se është ideuar nga presidenti Hassan Rouhani dhe sanksionuar nga lideri suprem Ali Khamenei – do të kishte çuar në shpërthimin e eksplozivëve “nëna e Satanit,” të përdorura për sulmin e 7/7, në tubimin Irani i Lirë në Paris më 30 qershor 2018. Në konferencën e zhvilluar në stadiumin e Villepinte merrnin pjesë 80,000 mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dhe personalitete që përfshinin avokatin e Trump, Rudy Giuliani, ish-kryeministrin kanadez Stephen Harper dhe parlamentarë britanikë si Bob Blackman. Dyshohet se Assadi, 48 vjeç, i kishte transportuar eksplozivët nga Irani në një avion pasagjerësh.