Friday, March 29, 2024

Irani var 2  të burgosur si pjesë e shtimit të ekzekutimeve të të burgosurve minoritarë Baloch kohët e fundit

 

executions of Baloch minority prisonersDy të burgosur të tjerë janë ekzekutuar të shtunën në Iranin lindor, pas një shtimi të ekzekutimeve të të burgosurve minoritarë Baloch kohët e fundit.

Autoritetet iraniane të shtunën ekzekutuan dy qytetarë me etni Baloch, për akuza në lidhje me drogën.

Jamaluddin Brahui dhe Mohammad Barahui janë ekzekutuar në një burg të qytetit lindor Birjand.

Një burim i informuar ka thënë se 40-vjeçari ishte arrestuar rreth dy vite më parë në pikën e kontrollit Salabad në Birjand.

“Ai ishte dënuar me 27 vite burg, por befas e transferuan në karantinën e burgut  të enjten dhe e ekzekutuan të shtunën, më 13 shkurt.”
Familja e tij ishin lajmëruar të shkonin për një vizitë të fundit në burg të premten, më 12 shkurt,” thotë burimi.

I burgosuri tjetër, Mohammad Barahui, u ekzekutua gjithashtu në të njëjtën ditë. Familja e tij ishin lajmëruar që të shkonin në burg për një vizitë të fundit por vetëm e ëma u lejua të takohej me të para ekzekutimit.

Mohammad Barahui, 28 vjeç, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.