Friday, March 29, 2024

Apeli i Terroristëve Iranianë me Shumë Mundësi do të Dështojë, por Nevojitet Veprim i Mëtejshëm nga Ana e Perëndimit

Impacts-of-Iranian-Diplomat-Assadollah-Assadis-Trial-696x435Të mërkurën, një gjykatë në Belgjikë dëgjoi apelin e paraqitur nga avokatët e tre operativëve iranianë të cilët u dënuan në fillim të këtij viti për pjesëmarrje në një komplot për vrasje terroriste. Ka shumë pak gjasa që vendimi për shpalljen e tyre fajtorë të mbetet i paprekur, veçanërisht duke patur parasysh se organizatori i këtij komploti e ka pranuar në mënyrë indirekte fajin duke refuzuar të apelojë dhe duke iu shmangur një mbrojtjeje të vërtetë ligjore. Në vend të kësaj, ai thjesht ka kërkuar që t’i jepet imunitet nga ndjekja penale për shkak të statusit të tij të mëparshëm si diplomat që punonte në ambasadën iraniane në Vienë.

Sado i sigurt të jetë vendimi i fajësisë, përfundimi i këtij apeli nuk duhet të shërbejë edhe si përfundim i kësaj çështjeje në tërësi. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta konsiderojë këtë apelim si një mundësi për t’u marrë më seriozisht me kërcënimet që vijnë nga terrorizmi i regjimit iranian, pasi një gjë e tillë nuk ndodhi pas gjykimit fillestar.

Diplomati-terrorist i regjimit, Assadollah Assadi, u dënua me 20 vjet burg. Arrestimi i tij kishte ekspozuar ekzistencën e rrjeteve të mëdha terroriste iraniane brenda Europës, të cilat ende nuk janë shpërbërë. Dokumentet e marra nga automjeti i Assadi-t treguan se ai ishte takuar me operativë në të paktën 11 shtete gjatë një periudhe prej rreth katër vitesh, shpesh duke i paguar ata me para në dorë për shërbime të panjohura.

Regjimi iranian ka një histori të gjatë të aktiviteteve terroriste në të gjithë globin, duke përfshirë një seri vrasjesh të shënjestruara ndaj aktivistëve të opozitës. Në raste të tjera, informacioni ekzistues është mjaft i plotë, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim pasi autorët e njohur të incidenteve terroriste kanë mbetur të mbrojtur brenda Iranit.

Në gusht, një individ i tillë, i quajtur Ahmad Vahidi, i cili ka qenë i përfshirë në sulmin me bombë ndaj një qendre hebreje në Argjentinë në vitin 1994, ku u vranë 85 njerëz dhe u plagosën 200, u emërua si Ministër i Brendshëm i regjimit.