Tuesday, March 19, 2024

Shumica e iranianëve nuk mund të përballojnë më të blejnë pula

raporton uebfaqja

Gjatë javës së kaluar, shitjet e pulave dhe vezëve kanë rënë me një të tretën,- shkroi uebsajti shtetëror Tahlil Bazar  në një raport mbi heqjen e kursit të monedhës së preferuar nga qeveria nga administrata e Ebrahim Raisit. “Tani njerëzit po kërkojnë mëlçinë e pulës, qafen e pulës, zemrat e pulës dhe madje edhe lëkurën e pulës.”

Faqja e internetit shtoi: – Më parë njerëzit nuk kishin mundësi të blinin pulë për 30,000 dollarë, aq më pak ta blinin për 60,000 dollarë siç është sot. Kjo rritje e shfrenuar e çmimeve për shkak të eliminimit të kursit të parapëlqyer javën e kaluar, ende mban në tronditje shumë konsumatorë dhe ndonëse çmimi i mishit të pulës po ofrohet edhe më i ulët se çmimi i miratuar, numri i blerësve ka arritur në minimum.

Sipas burimit, rritja e çmimit të vezëve ka sjellë edhe uljen e ndjeshme të konsumit të lëndëve proteinike tek qytetarët, ndaj shumë prodhues besojnë se do të përballen me rritje të prodhimit dhe ulje të blerjeve gjatë muajit të ardhshëm.