SHBA, Vendet e Gjirit Persik Vënë Sanksione mbi 25 Shënjestra të Lidhura me Regjimin e Iranit

786

Shkruar nga Hamideh Taati më 31 tetor 2019.

Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë vende të Gjirit Persik kanë rënë dakord për të vënë bashkërisht sanksione mbi 25 korporata, banka dhe individë të lidhur me mbështetjen e regjimit iranian për rrjetet militante, përfshirë Hezbollah, tha të mërkurën Departamenti amerikan i Thesarit.

Këto shënjestra janë shpallur nga vendet e Qendrës së Shënjestrimit të Financimit Terrorist (TFTC) – vende të cilat përfshijnë Bahreinin, Kuvaitin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – ndërkohë që Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin ishte në Lindjen e Mesme. 

Njëzet e një nga shënjestrat e shpallura të mërkurën përbëjnë një rrjet të gjerë biznesesh që ofrojnë mbështetje financiare për Forcat e Rezistencës Basij, një grup paraushtarak që është pjesë e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian. Departamenti amerikan i Shtetit e ka etiketuar IRGC-në si Organizatë të Huaj Terroriste në prill 2019. 

Katër idividë të shënjestruar janë të lidhur me Hezbollah dhe ndihmojnë në koordinimin e operacioneve të këtij grupi në Irak. 

 

“Ky është etiketimi më i gjerë i TFTC-së deri më sot, dhe fokusohet në entitetet që mbështesin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si dhe proksin rajonal të Iranit, Hizballah,” thotë deklarata e Thesarit.   

“Disa nga bizneset e marra në shënjestër përmes kësaj mase ofrojnë mbështetje financiare për Foracat e Rezistencës Basij (Basij), një forcë paraushtarake në varësinë e IRGC-së, e cila është përdorur për shumë kohë nga regjimi për të shtypur kundërshtimin e popullit me shfaqje brutale dhune, ndërkohë që rekruton, trajnon dhe dërgon luftëtarë për të luftuar në konfliktet e ndezura nga IRGC në mbarë rajonin.”