Friday, September 20, 2024

Rusia dhe Kazakistani Ndërpresin Eksportet e Çelikut në Iran  

Rusia dhe Kazakistani po fillojnë të pakësojnë shitjet e çelikut të nxehtë në Iran si rezultat i sanksioneve të ardhshme amerikane mbi Regjimin Iranian, sipas tregtuesve të çelikut.

Çeliku i importuar nga Rusia dhe Kazakistani, i cili përdoret në industri të ndryshme nga automobilistija tek elektronika, e deri tek bujqësia, dërgohej në Iran nga Severstal dhe MMK të Rusisë dhe nga ArcelorMittal CIS i Kazakistanit.

Kjo nuk përbën një pjesë të gjerë të importeve, kishte filluar me kohë të ngadalësohej për shkak të çmimeve të ulëta dhe rënies së kërkesës, dhe mund të zëvendësohet kollaj, por nuk është kjo arsyeja pse ky lajm është i rëndësishëm.

Ky zhvillim i ri tregon se kompanitë në këto vende nuk janë të gatshme të rrezikojnë sanksionet e njëanshme amerikane, pavarësisht komenteve të Kremlinit se sanksionet nuk do të ndikojnë në kompanitë ruse.