Sunday, February 5, 2023

Rouhani Është një Sharlatan, si në Seancën e Kabinetit, ashtu edhe në OKB

As the Iranian people chant 'Death to the dictator' in the streets, Rouhani reiterated his baseless and odd claims in the UNGA virtual summitTeksa populli iranian thërret ‘Vdekje diktatorit’ nëpër rrugë, Rouhani përsërit pretendimet e tij pa baza e të çuditshme në samitin virtual të Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së

Më 23 shtator, Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani e përdori fjalimin e tij vjetor në Asemblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të përsëritur pretendimet e tij qesharake. Megjithatë, ai e vërtetoi edhe nje herë se nuk përfaqëson popullin iranian, dhe mbrojti krimet e regjimit të tij kundër qytetarëve iranianë. Fjalët e Rouhani-t treguan sa e domosdoshme është që të dëbohen regjimet autoritare nga OKB dhe vendi i tyre t’u jepet opozitave legjitime.

Në fjalimin e tij, Rouhani sinjalizoi se regjimi i tij nuk do t’i braktisë sjelljet malinje brenda dhe jashtë Iranit, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Kjo ndërkohë që keqmenaxhimi ekonomik dhe ambiciet bërthamore të regjimit i kanë vënë qytetarët iranianë në kushte të rënda. Për më tepër, autoritetet iraniane i përgjigjen çdo zëri opozitar me dhunë të egër.

Në nëntor 2019, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) qëlluan për vdekje të paktën 1,500 demonstrues të cilët kishin shpallur në mënyrë paqësore kundërshtimin e tyre ndaj rritjes së çmimit të gazolinës. Videot tregojnë se SSF dhe Garda Revolucionare (IRGC) kanë përdorur helikopterë, tanke, mitralozë të rëndë, snajpera, dhe automjete të armatosura për t’i heshtur protestuesit.

Sipas organizatave dhe aktivistëve të të drejtave njerëzore, regjimi ka vrarë rreth 23 fëmijë, shumë gra, madje edhe kalimtarë. Forcat shtypëse kanë kapur gjithashtu mbi 12,000 njerëz të zemëruar me regjimin dhe i kanë transferuar nëpër burgje. Fati i shumë të burgosurve është ende i paqartë.

116 Teenagers Detained, 20 Killed During Iran’s November Protests

Më 2 shtator, Amnesty International ekspozoi një pjesë të torturave e keq-trajtimeve tronditëse që ushtrohen ndaj qytetarëve të burgosur. Kjo organizatë jo-fitimprurëse kishte mësuar detaje përmes intervistave me rreth 60 protestues që ia kanë dalë të arratisen nga burgjet famëkeqe të Iranit.