Rezoluta e Senatit Italian në Mbështetje të Kryengritjes Iraniane

480

Në seancën e 22 marsit 2023, Senati italian miratoi njëzëri një rezolutë në lidhje me kryengritjen iraniane, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të grave nga diktatura e mullahëve dhe mbështetjen e saj për luftën e popullit iranian për liri dhe demokraci.

Kjo rezolutë e paraqitur nga grupi “Vëllezërit e Italisë” thotë: “Për dekada të tëra, gratë dhe burrat në Iran kanë luftuar me vendosmëri për liri, demokraci dhe respekt për të drejtat e njeriut. Pavarësisht represionit, torturës dhe ekzekutimit të mijëra të burgosurve politikë, regjimi nuk ka mundur të heshtë rezistencën e qytetarëve që kërkojnë liri, demokraci dhe respekt për të drejtat e njeriut dhe që kanë rrezikuar jetën e tyre”. Rezoluta e miratuar nga Senati italian thotë gjithashtu: “Forcat e sigurisë, IRGC, forcat Basij, policia dhe personeli me uniformë kanë përdorur plumba, gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shtypur protestat”.

Duke shprehur solidaritetin me gratë iraniane dhe shumë të rinj që protestojnë me guxim, rezoluta thekson mbështetjen e plotë për aspiratat e popullit iranian për demokraci, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Në këtë rezolutë, Senati italian angazhohet që qeveria italiane t’i bëjë presion regjimit të mullahëve drejtpërdrejt dhe nëpërmjet forumeve shumëpalëshe për t’i dhënë fund represionit dhe dhunës ndaj grave, demonstruesve dhe pakicave etnike dhe fetare, si dhe ndërprerjes së internetit, dhe të ndërmarrë veprime për të parandaluar ekzekutimet dhe për të siguruar lirimin e protestuesve të arrestuar.

Rezoluta i kërkon qeverisë italiane të monitorojë në mënyrë aktive eksportin e armëve dhe municioneve në vendet fqinje të Iranit për të parandaluar mbështetjen indirekte për represionin.

Vlen të theksohet se, në fjalën e tij gjatë miratimit të kësaj rezolute, senatori Giulio Terzi, kryetar i Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian në Senat, kërkoi edhe një herë në emër të tij dhe të partisë së tij, përcaktimin e IRGC-së si organizatë terroriste.