Përkujtimi i revolucionit të vitit 1979 ka hedhur dritë mbi këtë çështje për gjeneratat e reja të Iranit. Pavarësisht mobilizimit të madh për këtë event, regjimi iranian pretendoi se “prania pasionante dhe e admirueshme e miliona njerëzve” do të tregonte bindjen e tyre ndaj sundimit. Megjithatë, kjo gjë mbete akoma për t’u realizuar. Në fakt, propaganda e regjimit dhe kjo shfaqje mediokre rezultuan në një katastrofë, duke rritur edhe më shumë paqëndrueshmërinë dhe turbulencën politike tashmë ekzistuese në këtë regjim.
Ndërkohë, disa nga të larguarit e fraksionit të vetëshpallur reformist të regjimit iranian ruajnë lidhje të rëndësishme dhe bashkëpunimin me administratën. Ata kanë bashkuar forcat me çfarë ka mbetur nga dinastia e përmbysur Pahlavi për të shpërqendruar dhe devijuar protestat e popullit nga qëllimi i tyre kryesor për krijimin e një republike demokratike. Veprimet e tyre përfshijnë vjedhjen dhe përmbysjen e këtyre protestave për interesat e tyre.