Wednesday, February 1, 2023

Regjimi Iranian Kapet Duke Përhapur Keqinformim Kundër MEK dhe të Tjerëve, Twitter Fshin Mijëra Llogari të Tij

 

Të enjten, Twitter tha se kishte fshirë mijëra llogari të lidhura me veprimtari të koordinuara e të mbështetura nga shteti, të cilat beson se kanë qenë të regjimit iranian, dhe i kishte arkivuar ato në databazën e tij publike të krijuar vitin e shkuar.

Gjatë pastrimit më të fundit të informacionit, kompania ka thënë se beson se 4,779 llogari kanë qenë të lidhura apo të mbështetura nga regjimi iranian.

Twitter Inc. e pati publikuar për herë të parë arkivin e të dhënave të lidhura me operacione të njohura informimi të mbështetura nga shteti tetorin e shkuar për të patur më shumë transparencë informacioni dhe për ta ndaluar manipulimin në platformën e tij.

“Mijëra hulumtues nga i gjithë globi kanë shkarkuar grupe të dhënash, të cilat përmbajnë mbi 30 milion postime dhe mbi 1 terabyte media, duke përdorur arkivin tonë për të kryer hetimet e tyre dhe për të ndarë me botën gjykimet dhe analizat e tyre të pavarura,” tha Twitter në blogun e tij më 13 qershor 2019.

Postimi i Twitter shton:

Zbulimet e sotme

Iran (4,779 llogari)

Grupet e llogarive të mëposhtme vijnë të gjitha nga Irani, dhe besojmë se të gjitha janë të lidhura — ose të mbështetura direkt nga — qeveria iraniane. Megjithatë, sinjalet dhe sjelljet e çdo grupi kanë qenë të ndryshme nga të tjerët.

Shumë prej llogarive të fshira nga Tëitter kanë qenë të përfshira thellë në një fushatë keqinformimi kundër grupit kryesor demokratik të opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI ose Mujahedeen-e Khalq, MEK) dhe udhëheqëses së opozitës iraniane, Maryam Rajavi.

Në maj 2019, regjimi iranian u kap edhe një herë duke përhapur keqinformim dhe ‘lajme të rreme’ online.

Regjimi iranian ka publikuar një sasi të madhe raportesh keqinformuese dhe ‘lajmesh të rreme’ kundër MEK dhe lideres së opozitës iraniane, Maryam Rajavi, në IUVM Press, AWD News, Whatsupic, Yemen Press, dhe Liberty Fighters.