Eksportet e naftës iraniane në korrik zbritën deri në 100,000 fuçi në ditë, sipas Reuters. Kjo përbën rreth pesë përqind të eksporteve të regjimit para sanksioneve.
Zyrtarët e regjimit iranian konfirmojnë gjithashtu se eksporti i naftës iraniane ka arritur në pikën më të ulët në 40 vitet e fundit.
Më 25 korrik, Seyed Hamid Pour-Mohammadi, zëvendës-presidenti i Organizatës së regjimit për Menaxhim dhe Planifikim (MPO) pohoi se buxheti për vitin fiskal iranian 1398 (2019-2020) është llogaritur bazuar në eksportet prej 300,000 fuçi në ditë të naftës.
Ai pranoi gjithashtu se buxheti i vitit 2018-19 ishte llogaritur bazuar në shitjet prej 1.5 milion fuçi në ditë të naftës, dhe buxheti i vitit 2017-18 ishte llogaritur bazuar në eksportet prej 2.7 milion fuçi në ditë. Kjo do të thotë se të ardhurat e regjimit nga nafta kanë rënë me 85-95 përqind.
Shqetësimet dhe komentet e vazhdueshme të bëra nga zyrtarët e lartë të regjimit tregojnë se kriza nuk përfshin vetëm të ardhurat nga nafta dhe ekonominë. Regjimi është i përmbytur nga krizat në të gjitha kontekstet sociale, politike, kulturore dhe ideologjike.
“E kemi të pamundur t’i zgjidhim problemet. I kthejmë çështjet që s’kanë lidhje me sigurinë në çështje sigurie, dhe problemet jo-politike në probleme politike në mënyrë që t’i përballojmë ato. Ose i qasemi këtyre çështjeve në mënyrë radikale, ose i eliminojmë ato sepse e kemi të pamundur t’i zgjidhim në ndonjë mënyrë tjetër. Rezultati përfundimtar është se, në vend të uljes së përshkallëzimit të kërcënimeve, krijohet kundërshim e pakënaqësi,” tha Mohmmad-Reza Tajik, një ekspert i qeverisë, më 27 korrik 2019.
Duke shpjeguar pse populli i Iranit nuk ka besim te regjimi, më 29 korrik, Ahmad Tavakoli, një ish-anëtar i parlamentit të regjimit, tha:
“Nuk është e nevojshme të indoktrinohen njerëzit. Ata e shohin situatën dhe e kuptojnë që ne nuk jemi të ndershëm, dhe e kemi shfrytëzuar revolucionin dhe Islamin si një shkallë për t’u ngjitur lart. Shumë njerëz kanë arritur në përfundimin se autoritetet i përdorin njerëzit si mburoja për të arritur qëllimet e tyre. Ky boshllëk në besimin publik nuk është krijuar brenda natës, dhe as për një apo dy vite. Ky është rezultati i një sjelljeje të keqe të vazhdueshme që prej 40 vitesh nga zyrtarët e lartë në krye të vendit … Kjo është një situatë e rrezikshme. Duhet ta besojmë ekzistencën e kësaj mungese besimi në shoqëri. ”
Pikërisht kjo është situata e regjimit iranian, e shprehur qartë nga Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, në një fjalim më 29 qershor 2019 në Shqipëri:
“Në të vërtetë, mullahët nuk kanë një forcë ushtarake të besueshme, dhe u mungon mbështetja popullore dhe një sistem ekonomik i shëndetshëm. Brenda vendit, mullahët e fitojnë “pushtetin” duke ekzekutuar, torturuar dhe shtypur popullsinë e pambrojtur. Jashtë vendit, ata veprojnë pa u ndëshkuar sepse askush nuk i ka dalë kundër luftënxitjes dhe terrorizmit të tyre.”