Regjimi Iranian Dështon në Shitjen e Naftës Përmes Bursës

443

 

Nga Shahriar Kia

Vitine e shkuar, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli se priste që vendet e huaja t’i reduktonin në zero importet e naftës iraniane brenda një afati kohor të përcaktuar. Janë bërë lëshime vetëm për një numër të vogël vendesh – importuesit më të mëdhenj të naftës iraniane.

Kjo ishte një lëvizje e guximshme nga ana e Shteteve të Bashkuara pasi të ardhurat që Irani merr nga nafta janë tepër të mëdha dhe kjo është një goditje madhore për regjimin iranian.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se qëllimi i këtij veprimi është t’i ndërpriten regjimit iranian burimet e mëdha të të ardhurave që përdor për të financuar veprimtari dhe grupe terroriste. Kjo masë ka rezultuar disi e suksesshme sepse raportet tregojnë që grupit libanez Hezbollah i është reduktuar shumë financimi.

Regjimi Iranian është përpjekur ta minimizojë efektin e veprimeve të SHBA-së dhe disa zyrtarë kanë vënë në dukje se regjimi ka mbijetuar edhe në periudha të vështira sanksionesh në të shkuarën.

Megjithatë, ka shenja që gjërat nuk shkojnë mirë. Investitorët e huaj natyrisht po i rrinë larg naftës iraniane kështu që regjimi iranian i është drejtuar Bursës Iraniane të Energjisë për të parë nëse mund t’ua shesë ndonjë sasi nafte blerësve të vendit. Raportohet se Irani është përpjekur t’u ofrojë investitorëve deri në 6 milion fuçi nafte që nga fillimi i vitit përmes Bursës së Energjisë, por ka mundur të bëjë vetëm një shitje. Për më tepër, kjo marrëveshje ishte për 35,000 fuçi – sasia minimale.

Zëvendës Kryetari i Shoqatës Iraniane për Ekonominë e Energjisë, Morteza Behrouzifar, tha se ishte e qartë që në fillim se shitja e naftës do të ishte “pothuajse e pamundur”. Ai tha: “Krudoja iraniane është e sanksionuar dhe askush nuk mundet, në asnjë rrethanë, të blejë krudo iraniane përveç atyre që kanë marrë ‘ëaivers’.”

Lëshimet që i janë bërë Koresë së Jugut, Kinës, Japonisë, Turqisë dhe Indisë kanë shërbyer gati si një litar shpëtimi për regjimin iranian. Kjo gjë ka sjellë të paktën një sasi të ardhurash.

Kjo nuk është hera e parë që regjimi përpiqet të shesë naftë në bursë. U përpoq ta bënte këtë edhe në vitin 2011, por nuk pati aspak sukses. Tre vjet më vonë u përpoq përsëri por nuk mundi të shiste më shumë se 3,000 fuçi.

Sanksionet mbi regjimin iranian janë të forta dhe administrata Trump ka përsëritur se po zhvillon një fushatë presioni maksimal mbi regjimin iranian. Presidenti Trump ka ndërmarrë një përqasje të kundërt me atë të paraardhësit të tij, Barack Obama. Obama udhëhoqi politika paqësimi dhe premtoi se regjimi iranian do të bëhej më i moderuar me koncesionet! Por kjo përqasje ishte një dështim i plotë dhe regjmi u trimërua edhe më shumë.

Populli i Iranit është viktima e parë e regjimit dhe ajo që ka vuajtur më gjatë. Politikat e paqësimit nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar njerëzit dhe ata i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar përmes opozitës që të ushtrojë presion mbi regjimin. Ata po ushtrojnë presion mbi mullahët nga brenda vendit por duhet të mbështeten nga komuniteti ndërkombëtar. Është koha që regjimi të vihet përpara përgjegjësisë për sjelljen e tij luftarake.