Regjimi Iranian Arreston Njerëz Pse Raportojnë Rreth Përmbytjeve

369

 

Nga Mansoureh Galestan

Njëzet e katër aktivistë të internetit janë arrestuar në Khuzestan të Iranit për faktin se kanë postuar online rreth përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur provincën gjatë muajit të shkuar, sipas kreut të Policisë Kibernetike të zonës.

Kolonel Shahin Hassanvand tha: “Për shkak të publikimit të thashethemeve e lajmeve të rreme në internet, gjë që ka çuar në pasiguri në klimën psikologjike të komunitetit, ekspertët e forcave policore kanë monitoruar platformat sociale duke identifikuar 24 përdorues të internetit të cilët kanë publikuar lajme dhe thashetheme devijuese rreth përmbytjeve dhe kanë shqetësuar opinionin publik.”

Më pas, ai tha se këta persona i ishin dorëzuar gjyqit.

Autoritetet iraniane i kanë paralajmëruar qytetarët se postimet online rreth përmbytjeve mund të rezultojnë në arrestim e ndjekje penale.