Sunday, February 5, 2023

Raport: Fëmijët shiten në Iran

Raport: Fëmijët shiten në Iran

Fëmijë që punojnë nëpër rrugët e Iranit ndërkohë që duhej të ishin në shkollë-(foto fajli)

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 28 tetor 2019—Regjimi i mullahëve në Iran njihet për mospërfilljen e tij ndaj problemeve dhe nevojave të popullit iranian. Në fakt, mullahët nuk janë tjetër veçse një forcë pushtuese që po e shfrytëzon popullin iranian, ekonominë, kulturën, sistemin arsimor, qytetërimin, historinë dhe gjeografinë e vendit.

Ky regjim mohon gjithashtu çdo krizë shoqërore dhe i lidh probleme të tilla me elementë të huaj, ose ia vë fajin vetë popullit iranian.

Më 1 korrik 2017, agjencia e lajmeve Fars, e cila është e lidhur direkt me Gardën Revolucionare (IRGC), pati publikuar një raport me titull, “Fëmijët përballen me rrezikun e të dhënit me qira apo të kontrabandës së organeve të tyre / Fëmijët masakrohen nën hijen e ligjeve të dobëta.”

Artikulli citon Fatemeh Daneshvar, anëtare e këshillit të qytetetit të Teheranit, duke thënë, “Në shumë raste fëmijët thjesht zhduken dhe u merren organet. Kohë më vonë, trupat e tyre të vdekur shfaqen në zona të shkretuara pa veshka e sy.”

Kjo zyrtare e regjimit vazhdon me komente të tjera tronditëse. “Herë pas here kemi paralajmëruar për fenomenin e shitjes së fëmijëve. Në lagje të rrezikshme si Herandi, fëmijët thjesht humbasin dhe prindërit e tyre as nuk bëjnë kallëzim. Këta individë kanë stile të veçanta jetese dhe prindërit e tyre nuk duan t’ia dinë për ta pasi shumë prej tyre vuajnë nga varësia nga droga,” thotë ajo.

Publikimi i këtij raporti në media shtetërore shkaktoi mospajtim të madh mes të rinjve iranianë dhe njerëzve nga të gjitha sferat e jetës, të cilët e shprehën zemërimin e tyre në mediat sociale. Situata arriti pikën ku zyrtarët e regjimit u detyruan të fillojnë t’i mohojnë probleme të tilla për të parandaluar protesta të tjera e pasojat e tyre.

Si rezultat, mund të arrijmë në përfundimin se prapa vuajtjes së fëmijëve në Iran qëndron vetë regjimi i mullahëve dhe elementët e tij në mbarë vendin. Për sa kohë që ky regjim të jetë në pushtet, populli iranian, sidomos fëmijët e tij, do të vazhdojnë të vuajnë.