Saturday, July 27, 2024

Raisi emëron një hajdut dhe një vrasës në postet e Zv/Presidentit të parë dhe Shefit të Shtabit

Mohammad Mokhber (left) and Gholamhossein Esmaili (right) will serve as first vice president and chief of staff to Iranian regime president Ebrahim Raisi

Mohammad Mokhber (majtas) dhe Gholamhossein Esmaili (djathtas) do të shërbejnë si zëvendës president i parë dhe shef i shtabit për presidentin e regjimit iranian, Ebrahim Raisi

 

Të dielën, Ebrahim Raisi, presidenti kriminel i regjimit iranian, deklaroi dy emërimet e para për kabinetin e tij. Mohammad Mokhber do të jetë zëvendës president i parë i Raisi-t, ndërsa Gholam Hossein Esmaili do të jetë shefi i shtabit. Nuk është e habitshme që, ashtu si vetë Raisi, të emëruarit e tij janë dy zyrtarë të regjimit me histori të thella kriminaliteti.

Mokhber ka qenë caktuar si kreu i Ekzekutimit të Urdhrit të Khomeini-t (EIKO) në 2007-ën. EIKO është një konglomerat i madh ekonomik që bën pjesë tek institucionet e përjashtuara nga taksat dhe që raporton direkt tek Ali Khamenei, lideri suprem i regjimit. Gjatë dekadave, EIKO ka plaçkitur biliona dollarë nga asetet e popullit iranian. Sipas një raporti të Reuters në 2013-ën, asetet e EIKO vlejnë $95 bilion. Në janar 2021, SHBA vuri sanksione mbi EIKO dhe mbi institucione të tjera të drejtuara nga regjimi, duke i përshkruar ato si entitete asetet e të cilave “janë përdorur nga Lideri Suprem Ali Khamenei për të pasuruar zyrën e tij, shpërblyer aleatët e tij politikë, dhe persekutuar ata që regjimi i percepton si armiq.”

Para se të bëhej drejtor i EIKO, Mokhber ka qenë Zëvendës Drejtor i Tregtisë dhe Transportit për Fondacionin Mostazafan, një tjetër konglomerat i korruptuar dhe i drejtuar nga regjimi. Ai ka shërbyer gjithashtu si Kryetar i Bordit të Drejtuesve të Sina Bank.

Gholam Hossein Esmaili ka qenë kreu i Organizatës së Burgjeve të regjimit nga 2009 deri në 2014. Skandali i torturimit të të burgosurve, sidomos në Evin, e detyroi regjimin ta hiqte atë nga ai post. Para këtij posti, Esmaili ka qenë Prokurori Publik dhe Prokurori Revolucionar i Mashhadit, dhe gjatë mandatit të tij janë bërë një numër i madh arrestimesh, torturimesh e ekzekutimesh. Më pas, ai u bë Prokuror i Teheranit dhe Zëdhënës i Gjyqësorit. Në prill 2011, Bashkimi Europian vuri sanksione mbi Esmaili-n për abuzime të shumta e të rënda ndaj të drejtave njerëzore, si përfshirja e tij në burgosjen e të burgosurve politikë dhe fshehjen e dhunimeve të të drejtave njerëzore në burgje.