Saturday, January 28, 2023

Me Ebrahim Raisi-n si President, Kërcënimet e Regjimit Iranian Shtohen

Ebrahim Raisi, presidenti i ri i regjimit iranian, u inaugurua të enjten e shkuar. Të nesërmen, si një prej veprimeve të tij të para zyrtare pas marrjes së detyrës, Raisi zhvilloi takime me përfaqësues të disa proksi-ve militantë nga pjesë të ndryshme të rajonit. Mes të ftuarve të tij atë ditë ishin Sheikh Naeem Qasim, zëvendës krye-sekretari i Hezbollah, Faleh al-Fayadh, kreu i rrjetit të militantëve irakianë të njohur si Forcat e Mobilizimit Popullor, dhe zyrtarë nga Hamas dhe nga Xhihadi Islamik në Palestinë. Dy ditë më parë, përpara inaugurimit zyrtar, Raisi ishte takuar gjithashtu me Mohammad Abdul Salam, një i dërguar special nga Jemeni ku Irani ka kohë që mbështet Houthi-t në luftën disa vjeçare civile e cila ka çuar në rrëzimin nga Houthi-t të presidentit të njohur ndërkombëtarisht të vendit

Raisi, Kasapi i Masakrës së 1988-ës në Iran

Raisi, Butcher of 1988 Massacre in Iran

Përpjekjet e hershme të Raisi-t për t’i vënë përparësi militantizmit rajonal theksojnë pritshmërinë e gjerë se administrata e tij do të mbikëqyrë një përshkallëzim të përgjithshëm në veprimtaritë malinje të regjimit, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme. Përshkallëzimi në politikën e brendshme pritej qartë duke patur parasysh faktin që trashëgimia e Raisi-t është karakterizuar për shumë kohë nga kontributet e tij në represionin politik brenda vendit. Në verën e vitit 1988, ai pati luajtur një rol kyç në ekzekutimin e mbi 30,000 të burgosurve politikë, si një nga katër anëtarët e një “komisioni të vdekjes” të formuar në Teheran në përgjigje të një fetva për disidentët politikë, të lëshuar nga themeluesi dhe lideri i parë suprem i regjimit, Ruhollah Khomeini.

VIDEO: The untold story of the 1988 Massacre in Iran

Pak ditë pas shpërthimit të kryengritjes së dytë në rreth 200 lokalitete në nëntor 2019, autoritetet e regjimit qëlluan për vdekje afërsisht 1,500 njerëz. Në atë kohë, Ebrahim Raisi shërbente si kryegjyqtar, dhe duke ushtruar këtë funksion, ai mbikëqyri drejtpërdrejt politikën e arrestimeve masive dhe torturimeve sistematike  që u bënë pas këtyre vrasjeve dhe vazhduan për disa muaj më pas. Ky incident i vërtetoi Liderit Suprem Ali Khamenei se Raisi mbetej ende plotësisht i përkushtuar ndaj shtypjes brutale të disidencës. Si rrjedhojë, Khamenei mundësoi kandidimin e Raisi-t në farsën e zgjedhjeve presidenciale të fundit, dhe përmes Këshillit të Gardianëve të kontrolluar prej tij, i përjashtoi të gjithë kandidatët që mund të ishin pengesë për të, duke hapur kështu rrugën për emërimin e tij.

Ka shumë arsye për të besuar se dhuna e regjimit brenda vendit dhe eksporti i terrorizmit do të shtohen, sidomos duke patur parasysh se regjimi ka disa vite që lufton për të kapërcyer sfida të rënda të brendshme dhe për të kompensuar efektet e izolimit e presionit ndërkombëtar gjithnjë në rritje. Protesta që spikaste në janar 2018 dhe nëntor 2019 u vu në pauzë në 2020-ën kur Irani u mbërthye nga një prej valëve më të rënda të Covid-19 në botë. Por në fillim të këtij viti, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, zonja Maryam Rajavi, iu referua zhvillimit të protestave të reja si provë që tregon se “zjarri i kryengritjeve është ngritur nga hiri i koronavirusit.”

Kjo është një gjë për të cilën komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm, dhe të cilën duhet ta ndjekë me vëmendje ndërkohë që Raisi fillon veprimtaritë e tij si president. Bota duhet të reagojë duke i kërkuar llogari Raisi-t dhe regjimit në tërësi për dhunimet e të drejtave njerëzore brenda Iranit dhe për eksportin e terrorizmit jashtë vendit.