Punëtorët iranianë detyrohen t’i rikthehen punës në mesin e krizës së koronavirusit
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 29 prill 2020—Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, është e rëndësishme t’i hedhim një sy situatës dhe pozicionit të punëtorëve në Iran, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së vendit.
Punëtorët iranianë e festojnë Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nën një presion të paprecedent. Situata e punëtorëve nuk ka qenë kurrë kaq stresuese as gjatë sundimit të Shahut, as gjatë sundimit të mullahëve. Sot, përveç vështirësive ekonomike, komuniteti i punëtorëve të Iranit po përballet edhe me rrezikun e koronavirusit.
Për të justifikuar anullimin e karantinave dhe faktin që po i detyron punëtorët t’i rikthehen punës, presidenti i regjimit iranian, Hassan Rouhani, tha: “Një punëtor, nëse nuk punon gjatë ditës dhe nëse nuk fiton para dhe të ardhura, si mund ta sigurojë ushqimin për në mbrëmje? Çfarë mund të bëjmë për të?” (Fragment nga fjalët e Rouhani-t gjatë mbledhjes së kabinetit të tij më 8 prill)
Komentet e Rouhani-t tregojnë se në çfarë situate të vështirë ndodhen punëtorët iranianë. Shumica e punëtorëve kanë arritur në një pikë ku, nëse nuk punojnë, nuk kanë çfarë të hanë në mbrëmje.
https://youtu.be/8cxrAGhZrrE