Protestat në Iran: Dita e Trembëdhjetë e Kryengritjes për Ndryshim Regjimi
Irani ka pothuajse dy javë që tronditet nga protestat mbarëkombëtare për ndryshim regjimi. Kryengritja mbarëkombëtare hyri në ditën e trembëdhjetë rresht të mërkurën më 27 nëntor.
Në Teheran e qytete të tjera ka protesta të vazhdueshme teksa populli iranian është ngritur për ndryshim regjimi në të paktën 172 qytete në mbarë vendin, me të paktën 450 të vrarë dhe mbi 4,000 të plagosur nga forcat e sigurisë të regjimit. Raportet tregojnë gjithashtu se mbi 10,000 protestues janë arrestuar.
Protestuesit kërkojnë përmbysjen e regjimit iranian dhe kanë marrë në shënjestër Liderin Suprem Ali Khamenei, Presidentin Hassan Rouhani dhe Gardën Revolucionare (IRGC), si burimet e korrupsionit, problemeve ekonomike e shoqërore, dhe mungesës së lirisë e të drejtave themelore.
27 nëntor 2019:
Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI-së, shkroi në Twitter:
Është angazhimi ynë i përbashkët dhe zotimi ynë i përbashkët ndaj kombit iranian që të vëmë gjithçka në shërbim të kryengritjeve, duke dhënë gjithçka që kemi e duke bërë sakrifica në të gjitha frontet me qëllimin për ta çuar përpara kryengritjen.
Njësitë e Rezistencës të MEK (Mojahedin Khalgh Iran) i intensifikojnë veprimtaritë e tyre pas protestave të 2019-ës në Iran
Anëtarët e rrjetit të grupit opozitar iranian PMOI/MEK i kanë intensifikuar veprimtaritë e trye pas protestave të 2019-ës në Iran dhe kanë vendosur postera të Massoud Rajavi-t dhe Maryam Rajavi-t në qytetet iraniane, duke i dërguar një mesazh popullit iranian pas protestave të 2019-ës se Irani do të jetë i lirë dhe se kauza e popullit iranian për liri do të fitojë.
Pohime Tronditëse nga Ministri i Brendshëm i Regjimit Lidhur me Protestat në Iran
Qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat e Iranit këtë muaj, në të paktën 100 zona të Teheranit dhe në shumicën e provincave iraniane, tha Ministri i Brendshëm i regjimit në një pohim tronditës në televizionin shtetëror të martën.
Ja çfarë tha Ministri i Brendshëm Abdolreza Rahmani-Fazli në kanalin TV1 më 26 nëntor 2019:
- Nga 130,000 deri në 200,000 njerëz kanë marrë pjesë në protestat e Iranit.
- Protestuesit kërkonin ‘ndryshim regjimi.’
- Opozita iraniane Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), ose Mujahedin-e-Khalq (MEK), ka organizuar një pjesë të madhe të protestave.
- Protestat e Iranit janë zhvilluar në të paktën 100 zona të kryeqytetit Teheran.
- Protestat janë zhvilluar gjithashtu në 27 prej 31 provincave të Iranit.
- Gjendja e emergjencës është deklaruar në pesë prej provincave të Iranit, duke përfshirë Teheran, Fars, Isfahan, dhe Khuzestan.
- Protestuesit kanë shkatërruar të paktën 50 qendra të policisë dhe ushtrisë, 140 qendra të qeverisë, 183 automjete të policisë, nëntë seminare, 731 banka të lidhura me shtetin dhe 70 pika karburanti.
Ligjvënësit britanikë dënojnë regjimin iranian për ‘shtypjen gjakatare’ të protestave
Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF) e ka dënuar fuqishëm regjimin iranian për shtypjen masive ndaj protestave të Iranit, të cilat janë në vazhdim.
Në një deklaratë në emër të BCFIF më 26 nëntor 2019, Profesor Lord Alton i Liverpool tha: “I dënojmë gjithashtu autoritetet iraniane për bllokimin pothuajse të plotë të internetit për më shumë se një javë, duke e izoluar të gjithë vendin nga bota e jashtme dhe duke përgatitur terrenin për organet e sigurisë dhe Korpusin paraushtarak të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) që t’i shtypin brutalisht protesetat paqësore.”
Artikull në Washington Times: Fati Demokratik i Iranit, i Ushqyer nga Rinia e Rebeluar
Regjimi i Iranit është i dënuar, i dëshpëruar dhe i trullosur. Për javë të tëra, popujt e Libanit dhe Irakut janë ngritur kundër ndërhyrjeve të tij shkatërrimtare. Dhe tani, për gati një javë, populli i Iranit në 176 qytete është revoltuar për ta rrëzuar regjimin brenda në Teheran, argumenton Dr. Ali Safavi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).
Everyone Group: Deklaratë Solidariteti me Kryengritjen e Fundit të Popullit Iranian
The League of Poets: Deklaratë Solidariteti me Kryengritjen e Fundit të Popullit Iranian
Lindsey Graham, Senator Amerikan:
Ndryshe nga çfarë thotë lideri i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, kërcënimi më i madh për popullin iranian nuk është qeveria apo populli amerikan – por ithtarët e Ajatollahut, si Salami.
Irani ka pothuajse dy javë që tronditet nga protestat mbarëkombëtare poër Ndryshim Regjimi. Kryengritja mbarëkombëtare hyri në ditën e trembëdhjetë rresht të mërkurën, më 27 nëntor.
Raportim nga PMOI/MEK Iran, nëntor 2019—Videot e reja të marra nga brenda Iranit tregojnë forcat e sigurisë duke torturuar protestuesit. Video të tjera tregojnë demonstrues që bëjnë thirrje për ndryshim regjimi dhe që shkatërrojnë posterat e Ali Khamenei-t dhe liderëve të tjerë të regjimit. Protestat që shpërthyen pas rritjes së çmimt të benzinës janë përhapur në mbi 176 qytete të Iranit. Deri tani, forcat e sigurisë kanë vrarë mbi 450 protestues dhe kanë plagosur mbi 4,000. Rreth 10,000 demonstrues iranianë janë arrestuar.
Raportim nga PMOI/MEK Iran, nëntor 2019—Gjatë protestave që shpërthyen në Iran pas rritjes nga qeveria të çmimit të benzinës, forcat e sigurisë i kanë rrahur e qëlluar brutalisht demonstruesit. Për shkak të një bllokimi pothuajse total të shërbimeve të internetit, shtypja ndaj protestusve kishte mbetur e fshehtë. Ndërkohë që lidhja me internetin po rivendoset gradualisht, po marrim video të reja nga protestat. Në shumë qytete, protestuesit thërrasin me sllogane kundër Ali Khamenei-t, liderit suprem të regjimit iranian. Ka patur gjithashtu shumë raste ku demonstruesit u kanë vënë flakën automjeteve dhe ndërtesave të forcave të sigurisë, si dhe bankave e institucioneve të tjera financiare që simbolizojnë korrupsionin e qeverisë së Iranit.