Saturday, July 27, 2024

Protesta të tjera shpërthejnë në Iran si pasojë e sulmeve të vazhdueshme me gaz kimik nga regjimi

Vajzat e pafajshme të helmuara dhe të shtruara në spital pasi shkolla e tyre u sulmua nga operativët e regjimit duke përdorur gazra kimike – Mahabad, Irani veriperëndimor – 15 Prill 2023

Kryengritja mbarëkombëtare e Iranit shënoi ditën e saj të 213-të të dielën, ndërsa zemërimi i publikut po përshkallëzohet në nivele të rrezikshme për mullahët në pushtet, si përgjigje ndaj operativëve të regjimit që kryen edhe më shumë sulme me gaz kimik me shënjestër nxënëset e pafajshme. Vendasit dhe prindërit në qytetin Shahin Shahr në provincën Isfahan, në Iranin qendror, dolën në rrugë të shtunën pas një vale më të fundit të helmimeve dhe sulmeve me gaz kimik kundër disa shkollave vetëm në këtë qytet. Ndërkohë, shumë qytete të tjera po raportojnë sulme të reja me gaz kimik nga operativët e regjimit të cilët shënjestrojnë shumë shkolla.

Të shtunën, më 15 prill, familjarët e nxënësve në Shahin Shahr kanë protestuar për helmimin e fëmijëve të tyre para Drejtorisë së Arsimit të këtij qyteti. Ata thërrisnin: “Vdekje qeverisë fëmijëvrasëse”, “Vdekje diktatorit”, “Vdekje helmuesit”, “Studentët vdesin e nuk e pranojnë poshtërimin” dhe “Ej, ti je turp; Unë jam një grua e lirë.” Forcat represive sulmuan demonstruesit dhe hodhën gaz lotsjellës. Njerëzit u kundërpërgjigjën me thirrjet “turp, turp”.

Deri më tani, janë kryere sulme kimike në të paktën tetë shkolla dhe konservatorë, përfshirë Shkollën e Vajzave Manouchehr Ansari, Konservatorin e Vajzave Al Yassin dhe Shkollën Fahmideh në Shahin Shahr, janë nënshtruar sulmeve kimike.

Sot janë helmuar nxënëse të shkollave të ndryshme në Izeh, Sanandaj, Urmia dhe Mahabad, dhe si rrjedhim dhjetëra nxënëse janë transportuar për trajtim në qendrat mjekësore.

Zonja Maryam Rajavi i përgëzoi nxenesit dhe familjarët e tyre që protestuan sot në Shahin Shahr dhe u ngritën me slogane “vdekje diktatorit”. Ata u ngritën kundër sulmeve dhe gazit lotsjellës. Ajo deklaroi se e vetmja mënyrë për t’u përballur me krimet e fashizmit fetar në pushtet, përfshirë ato ndaj nxënëseve të pafajshme, është përmes kryengritjes, rezistencës dhe agresionit maksimal.