Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 25 shkurt 2020

675

25 shkurt: Lajmet e Fundit

Konferencë në Parlamentin Britanik mbi të Drejtat e Grave në Iran dhe Luftën për Ndryshim Demokratik.

Konferencë në Parlamentin Britanik: Anëtarë të parlamentit nga të dyja dhomat e partitë si dhe juristë të spikatur e personalitete të mbrojtjes së të drejtave të grave diskutojnë të drejtat e grave në Iran dhe atë që Qeveria Britanike duhet të bëjë për ta mbështetur luftën për ndryshim demokratik e cila udhëhiqet nga gratë.

Iran, 24 shkurt 2020—Pas Shpërthimit të Koronavirusit në Kinë, Shumica e Vendeve i Kanë Anulluar Fluturimet Drejt Këtij Vendi për të Parandaluar Përhapjen e Virusit Vdekjeprurës.

Megjithatë, regjimi i Iranit, duke i shpërfillur rreziqet për shëndetin e popullit iranian, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.

Mahan Air, e cila është në pronësi të Gardës Revolucionare (IRGC) të etiketuar si terroriste, jo vetëm që i ka vazhduar fluturimet e saj për në Kinë, por ka transportuar gjithashtu pasagjerë kinezë.

Si rezultat, Irani është zaptuar tashmë nga virusi në disa qytete. Regjimi ka shpallur zyrtarisht 12 vdekje dhe 64 infektime, por raportet vendase tregojnë se shifrat janë shumë më të larta.

kORONAVIRUSi, TEHeRAN, IRAN, 25 shkurt:

Sipas një zyrtari të Universitetit Khajeh Nasir Toosi në Teheran, një student i dërguar në Spitalin Masih Daneshvari ka thënë se kishte rezultuar pozitiv për COVID19.

 

tërmeti në IRAN, 5.7 RICHTER:

Teherani do t’i fshehë dëmet e shkaktuara ndaj 100 fshatrave Khoy dhe Salmas në provincën e Azerbaixhanit Perëndimor.