TËRMETI ME MAGNITUDË 5.7 TRONDIT IRANIN VERI-PERËNDIMOR
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 24 shkurt 2020—Një tërmet me magnitudë 5.7 ka tronditur qytetet e fshatrat e Iranit veri-perëndimor pranë qyteteve Khoy dhe Salmas në provincën e Azerbaixhanit Perëndimor gjatë mëngjesit të së dielës, më 24 shkurt.
Goditjet më të rënda ishin në zonat e Qatour pranë qytetit Zarabad dhe banorët vendas kanë përjetuar dhjetëra pas-lëkundje gjatë së dielës, në vijim të lëkundjes së parë e cila ndodhi në orën 9:23 paradite, sipas orës lokale.
Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve që t’u vijnë në ndihmë personave në nevojë, duke e ditur se zyrtarët dhe autoritetet e regjimit iranian nuk do të japin asnjë ndihmë.
Protestat në IRAN:
Deklaratë e NCRI:
Maryam Rajavi: Vazhdimi i fshehjes së të vërtetës ka shkaktuar përhapjen e shpejtë të virusit; ndërhyrja nga WHO është domosdoshmëri dhe nevojë urgjente
Sot, agjencia e lajmeve ILNA citoi Ahmad Amir-Abadi Farhani-n, deputet nga Qom dhe anëtar i udhëheqjes së parlamentit, duke thënë se gjatë dy javëve të fundit, 50 njerëz në Qom kanë vdekur për shkak të COVID-19.
Vazhdimi i fshehjes së të vërtetës ka shkaktuar përhapjen e shpejtë të virusit; ndërhyrja nga WHO është domosdoshmëri dhe nevojë urgjente.
24 shkurt – reporteri i uebsitit të MEK nga Qom, Iran:
Situata është shumë e keqe. Nuk gjenden maska. Njerëzit udhëtojnë pa maska. Shumë pacientë vihen në karantinë çdo ditë. Kemi shumë pak asete. Nuk ka askund masa dezinfektimi. Tregjet janë ende të hapura.
Mahan Air, e cila është në pronësi të Gardës Revolucionare (IRGC) të etiketuar si terroriste, jo vetëm që i ka vazhduar fluturimet e saj për në Kinë, por ka transportuar gjithashtu pasagjerë kinezë.
Përmbledhje e Lajmeve mbi iranin, 24 shkurt 2020
Maryam Rajavi: Pas një Vonese të Gjatë dhe një Manipulimi të Jashtëzakonshëm, Regjimi e Pranon Humbjen.
Eksperti i OKB-së Tronditet nga Numri i Protestuesve të Vrarë Gjatë Protestave të Iranit.
Gjykata e Teheranit Dënon Aktivistët e Punës me Burg dhe Kamxhik.