Saturday, July 27, 2024

I Dërguari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Tronditet nga Numri i Vdekjeve në Protestat e Iranit

Javaid Rehman, Raportuesi Special i OKB-së për Iranin, ka publikuar një raport mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 24 shkurt 2020.

Javaid Rehman, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, në një raport të publikuar më 19 shkurt 2020, thotë se është “i tronditur” nga numri i vdekjeve, plagosjeve, dhe keqtrajtimi i personave të arrestuar gjatë protestave të nëntorit 2019.

Protestat mbarëkombëtare të Iranit shpërthyen në nëntor, pas rritjes së çmimit të lëndës djegëse. Sipas raporteve të publikuara në atë kohë nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), forcat e sigurisë së regjimit kanë vrarë mbi 1500 protestues, kanë arrestuar 12,000 dhe plagosur 4,000 njerëz.  

Raporte të mëtejshme të publikuara nga MEK  dhe nga organizata të tjera që mbrojnë të drejtat njerëzore, si Amnesty International dhe Human Rights Monitor (Iran HRM) kanë konfirmuar se regjimi iranian ka përdorur dhunën dhe torturën kundër protestuesve të arrestuar.

Lidhur me këtë, Z. Rehman shkruan në raportin e tij: “Sipas raporteve, të arrestuarit po torturohen ose po vuajnë nga forma të tjera keqtrajtimi, të cilat ndonjëherë bëhen më qëllimin për t’u nxjerrë rrëfime të detyruara.” 

“Ka gjithashtu raporte për mungesë të trajtimit mjekësor, duke përfshirë për plagosjet e shkaktuara nga përdorimi i tepruar i forcës nga ana e forcave të sigurisë, dhe disa të burgosur të tjerë mbahen të izoluar ose bëhen subjekt i zhdukjeve të detyruara,” shton ai.  

  1. Rehman thekson gjithashtu se është “i shqetësuar nga raportet që tregojnë se familjarët e individëve të vrarë nga forcat e sigurisë janë kërcënuar që të mos e ngrenë zërin për këtë.” 

Javaid Rehman shkruan në raportin e tij se, gjatë ditëve pas protestave dolën foto dhe raporte ku tregohen metodat brutale të forcave të sigurisë, duke përfshirë të qëlluarit direkt në drejtim të qytetarëve të paarmatosur. 

Siç shkruan Javid Rehman në raportin e tij, një nga anëtarët e Komitetit parlamentar të regjimit për Punët e Jashtme dhe Inteligjencën ka pohuar se janë arrestuar mbi 7000 protestues. Ata janë mbajtur në vende të mbipopulluara pa u lejuar të kontaktojnë me avokatët e tyre. Ata po torturohen dhe keqtrajtohen dhe vihen nën presion për të bërë rrëfime të detyruara. 

Raporti i ri i Javaid Rehman është përpiluar nën Rezolutën 74/167 të Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA) dhe do të prezantohet në mbledhjen e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut më 9 mars 2020. 

Javiad Rehman e nxit gjithashtu regjimin iranian që t’i lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar në nëntor 2019 dhe që t’i informojë menjëherë familjet e tyre mbi gjendjen dhe vendndodhjen e tyre. 

  1. Rehman i referohet gjithashtu ekzekutimeve të vazhdueshme të minorenëve, kushteve të këqija në qendrat e paraburgimit, përdorimit të forcës dhe dhunës kundër minoriteteve etnike e fetare, varjeve në publik, vrasjes së hamajve në provincat Kurdistan dhe Sistan Baluchestan, si dhe diskriminimit ndaj grave. 

Raporti i Javid Rehman thekson edhe një herë nevojën urgjente që komuniteti ndërkombëtar të marrë masa për t’i ndalur shkeljet e mëtejshme të të drejtave njerëzore në Iran.  

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka bërë thirrje vazhdimisht Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të “dërgojë një mision ndërkombëtar të gjetjes së fakteve në Iran për të hetuar kushtet e vdekjeve dhe plagosjeve të protestuesve në nëntor dhe për të vizituar burgjet dhe të burgosurit iranianë.”