Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 24 Prill 2020

763

Regjimi i Iranit i Paguan Mercenarët e Forcave Terroriste Quds Pesë Herë më Shumë Sesa Infermierët Iranianë

Iranian nurses even in the face of the outbreak of coronavirus despite high sacrifice, have received five times less than the mercenaries of the IRGC in Syria for a monthly salary

Një krahasim i thjeshtë: Rroga mujore 200 dollarëshe që merr një infermier iranian është një e pesta e rrogës mesatare 1,000 dollarëshe të mercenarëve të IRGC-së në Siri.

Infermierët iranianë, edhe në situatën e krizës së koronavirusit dhe pavarësisht sakrificave të tyre të mëdha, marrin një rrogë mujore pesë herë më të vogël se mercenarët e IRGC-së në Siri

Regjimi i mullahëve pretendon se e ka të pamundur t’i ofrojë popullit iranian ilaçe e lehtësira mjekësore për shkak të mungesës së parave të shkaktuar nga sanksionet ndërkombëtare. Por informatat nga brenda regjimit tregojnë se  gjatë tre muajve të fundit, ndërkohë që koronavirusi është përhapur në mbarë Iranin duke ua marrë jetën kaq shumë njerëzve, regjimi ka vazhduar të dërgojë para për të paguar mercenarët e tij të huaj në Siri dhe Liban në mënyrë që ta vazhdojë terrorizmin dhe luftën në rajon.