24 prill 2020
Rritje e numrit të vdekjeve në Sistan e Baluchestan dhe ekzekutim i të burgosurve në vigjilje të Ramazanit në qytete të ndryshme
Maryam Rajavi: Ekzekutimet tregojnë dëshpërimin dhe frikën e një regjimi që mbështetet tek ekzekutimet si e vetmja mënyrë për ta vënë nën kontroll shoqërinë që është në prag të shpërthimit.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të premten, më 24 prill 2020, se viktimat nga koronavirusi e kanë tejkaluar numrin 34,700 në 297 qytete të vendit.
Ndërkohë që regjimi vazhdon ta fshehë numrin e vërtetë të vdekjeve nga koronavirusi dhe vazhdon të publikojë shifra false, Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran, tha për të përditshmen shtetërore Asr-e Iran, “Që nga shpërthimi i sëmundjes kemi shtruar rreth 58,000 pacientë me koronavirus në Teheran.”
Pas takimit mes Ministrave të Shëndetësisë të shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetit, Saeed Namaki, Ministri i Shëndetit i regjimit, tha, “Jemi ende në gjysmë të rrugës. Mund të ndodhë që ta humbasim lojën (topi mund t’i shmanget portierit) në minutën e fundit, dhe do të mposhtemi e të mbetemi të poshtëruar në çdo cep të globit.”
Edhe vetë mediat shtetërore janë duke i kritikuar shifrat që regjimi shpall për numrin e të infektuarve e viktimave. Sot, e përditshmja shtetërore Rooz-e No shkroi, “Kujt duhet t’ia vëmë fajin? Popullit, mediave të huaja apo autoriteteve që kanë bërë deklarata me gjithë ato papërputhshmëri? Si mund të jetë e mundur që çdo ditë, disa zyrtarë shëndetësie, duke përfshirë kreun e NCCT, flasin për rritjen e numrit të të infektuarve, ose që guvernatorët e provincave Mazandaran dhe Khuzestan flasin për shtimin e konsiderueshëm të infektimeve, por shifrat (e shpallura zyrtarisht) ulen dita ditës?” “Dr. Zali (kreu i NCCT) deklaroi dje se në spitale kanë shkuar 6,000 njerëz të dyshuar për infektim; sikur vetëm një e gjashta e tyre të kenë rezultuar të infektuar, atëherë të 1,030 njerëzit e infektuar (shifër e shpallur zyrtarisht nga Ministria e Shëndetit) duhet të jenë vetëm në Teheran. Atëherë u dashka të besojmë se numri i të infektuarve në qytetet e tjera jo vetëm që është ulur por ka arritur në zero,” shton artikulli.