22 Mars 2020
Lajmi i fundit: Mbi 9,600 njerëz në 210 qytete të Iranit kanë vdekur nga koronavirusi, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK
Numri i viktimave në provincën Teheran është të paktën 1,500, në Ardabil 120, në Kerman 160, në Mazandaran 620, në Isfahan 690, në Golestan 490, në Lorestan 180 dhe në Qazvin 180.
Në Qazvin, spitalet janë të mbushura me pacientë të infektuar me koronavirus, madje edhe Ekspozita Ndërkombëtare e Qazvin i është kushtuar pacientëve. Në të njëjtën kohë, çdo ditë shtohen viktima në Qazvin e qytete të tjera si Kordkoy, Maku, Neyshabur, Semnan dhe Aliabad.
70 të burgosur politikë në Teheran e Karaj protestojnë ndaj përhapjes së koronavirusit
Dyzet të burgosur politikë në Burgun e Teheranit të Madh kanë nisur një grevë urie që të hënën, më 16 mars 2020, për të protestuar ndaj refuzimit nga zyrtarët gjyqësorë për t’u dhënë leje të burgosurve politikë dhe atyre të ndërgjegjes pas përhapjes së Koronavirusit nëpër burgje. Në këta protestues përfshihen edhe të arrestuar gjatë protestave të nëntorit 2019.
50% e punëtorëve janë hequr nga puna në provincat e goditura më rëndë nga shpërthimi i COVID-19 në Iran
Më shumë se gjysma e punëtorëve në provincat iraniane që janë goditur më rëndë nga shpërthimi i COVID-19 në Iran janë hequr nga puna ose kanë ngelur pa punë, sipas fjalëve të një zyrtari iranian të shtunën, më 21 mars.
Shumica e punëtorëve iranianë nuk kanë sigurim papunësie dhe nuk marrin madje as pagën minimale. Aktivistët e punës i kanë kërkuar qeverisë t’i japë punëtorëve paketa me ushqime dhe mjete sanitare për t’i ndihmuar ata gjatë përhapjes së COVID-19 në Iran.
Sipas Agjencisë shtetërore të Lajmeve ILNA, 95% e punëtorëve në Iran nuk kanë siguri pune. Që nga shpërthimi i COVID-19, i cili ka çuar në mbyllje të një numri të madh të fabrikave, efektet e kësaj paqëndrueshmërie të punës janë bërë edhe më negative.
Rebelim në Burgjet Aligodarz dhe Khorramabad, Vriten Disa të Burgosur
Koronavirusi në burgje, thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për lirimin e qindra mijëra të burgosurve, për të parandaluar një katastrofë madhore
Më 20 mars 2020, disa të burgosur të Burgut Qendror Aligudarz, të cilët ishin në rrezik ekspozimi ndaj Koronavirusit, ngritën krye dhe çarmatosën disa prej zyrtarëve të burgut, dhe u përpoqën të arratiseshin. Përplasjet mes të burgosurve dhe rojave vazhduan jashtë burgut, dhe njësitë e IRGC-së mbërritën për t’i ndaluar të burgosurit. Konfrontimi vazhdoi për disa orë. Disa të burgosur ia dolën të arratiseshin. Pati të vrarë e të plagosur kur forcat represive hapën zjarr. U plagosën gjithashtu edhe disa roja.