17 prill 2020
Shpërthimi i Koronavirusit në Burgun e Grave në Qarchak
Në mesin e shpërthimit të koronavirusit, situata në burgun e grave në Qarchak, Varamin është katastrofike. “Situata nuk është e mirë,” thotë një e burgosur që është liruar nga burgu për dy javë. Të burgosurat e sëmura mbahen së bashku me ato të shëndetshme në të njëjtat qeli, çmimi i pastruesve të banjos shkon në 75 e ndonjëherë edhe deri në 100,000 toman, dezinfektuesit, maskat dhe dorezat nuk janë të disponueshme për të burgosurat dhe … Disa të burgosura me simptoma temperature i janë referuar stafit të burgut, por rojat e burgut u kanë thënë të shtrihen në shtrat e të përdorin shamitë si maska.” Faqja shtetërore e lajmeve Khabar Online shkruan më 17 prill:
Iran: Burgu i Qarchak në Varamin
“Rreth 2,000 gra të burgosura mbahen në Qarchak,” tha një avokat që përfaqëson disa të burgosura në Burgun e Qarchak. Nuk ka shumë maska e doreza në burg, madje edhe jetët e rojave e personelit të burgut, dhe të ushtarëve janë në rrezik. “Ushtarët nuk kanë as doreza e maska.”
***
Maryam Rajavi: Fati i të burgosurve në burgjet e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerikal mbetet i panjohur
Edhe një herë i bëj thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Këshillit të Sigurimit, dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut që ta detyrojnë regjimin klerikal t’i lirojë të burgosurit politikë iranianë.
***
Hassan Rouhani gënjen pa iu dridhur qerpiku për krizën e koronavirusit në Iran
Në përpjekje për t’i vënë kapak zemërimit të popullit iranian gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran, Hassan Rouhani, presidenti i regjimit, gënjen paturpësisht ditë pas dite
***
Iranshahr, Irani Jug-Lindor: Forcat e shtetit i detyrojnë banorët të dalin nga shtëpitë duke i kërcënuar me pushkë, pastaj ua shembin shtëpitë në një nga zonat më të varfra të Iranit
Dy ditë më parë regjimi shembi gjithashtu shtëpitë në një lagje të provincës perëndimore Lorestan.
Iranshahr, SE #Iran
State forces forced locals out of their homes at gunpoint then demolished their homes in one of the most impoverished areas in Iran.
The regime also demolished a neighborhood two days ago in the W province of Lorestan. pic.twitter.com/TpG7UXrSEZ— Iran News Wire (@IranNW) April 16, 2020