16 prill 2020
Fshehje faktesh nga frika e një kryengritjeje popullore
Mbyllet uebsiti i Regjistrimit Civil dhe universiteteve mjekësore u ndalohet publikimi i statistikave
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të enjten, më 16 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 30,000 në 294 qytete. Numri i viktimave në provincën Teheran është 4,970, Qom 2,810, Isfahan 2,145, Mazandaran 1,910, Alborz 1,135, Golestan 1,050, Azerbaixhani Lindor 950, Kermanshah 845, Fars 790, Hamedan 750, Kurdistan 490, Provinca Qendrore 490, Zanjan 450, Khorasan Verior 315, Chaharmahal dhe Bakhtiari 276, Ilam 250, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad 170, dhe Khorasan Jugor 105.
Regjimi klerikal ka marrë masa të paprecedent për ta fshehur numrin tronditës të viktimave të Koronavirusit sepse është i tmerruar nga zemërimi dhe kryengritjet e popullit. Sipas urdhrit të Ministrisë së Inteligjencës, portali i Regjistrimit Civil të vendit është mbyllur për të mos lejuar daljen e informacioneve lidhur me numrin e vdekjeve. Regjistrimi Civil për Teheranin, i cili publikon një tabelë mujore me numrin dhe shkaqet e vdekjeve në provincë, nuk e ka publikuar tabelën për muajin mars 2020. Tabela është publikuar çdo muaj gjatë 11 muajve të parë të vitit të fundit të kalendarit iranian (që mbaron më 20 mars 2020). Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të regjimit, që “tre ditë më parë, universitetet e shkencave mjekësore nuk pranojnë t’i japin statistikat e të vdekurve apo të infektuarve nga Koronavirusi në asnjë provincë.”
Duke komentuar lidhur me rritjen e numrit të vdekjeve nga Koronavirusi përtej pragut 30,000, situatën tronditëse e të dhimbshme të punëtorëve fëmijë, dhe infektimin e shumë prej tyre, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se masakrimi i anëtarëve të guximshëm të MEK dhe i të rinjve rebelë nga teokracia fetare është zgjeruar tashmë në vrasjen masive të fëmijëve të këtij kombi, në mesin e tragjedisë së Koronavirusit. E vetmja rrugëdalje është ta çrrënjosim regjimin e lig klerikal dhe ta pastrojmë atdheun tonë si nga Koronavirusi, ashtu edhe nga virusi i mullahëve.”