GOOGLE Bllokon kanalin në youtube të IRIB në gjuhën angleze
Sipas agjencisë kryesore shtetërore të lajmeve (IRNA) të regjimit iranian, kanali në YouTube dhe llogaria Gmail e zyrës në Londër të shërbimit kryesor të transmetimit radio-televiziv, IRIB, është bllokuar nga Google.
Sipas IRNA, Google ka bllokuar pa afat llogarinë email dhe kanalin në YouTube të zyrës së IRIB në Londër për shkak të “shkeljes së rregullave të Google”.
Një tjetër dërgesë raketash nga regjimi iranian drejt Jemenit kapet në detin arabik
Komanda Qendrore Amerikane, CENTCOM, ka shpallur kapjen e një anijeje që mbante “armë dhe municione të prodhurara nga Irani”.
Sipas deklaratës së CENTCOM, dërgesa përfshinte 150 raketa anti-tank Dehlavieh. Kishte gjithashtu tre raketa sipërfaqe-ajër, pajisje të imazhit termik, komponentë për dronë ajrorë e tokësorë, si dhe armatime e pjesë armësh.
“Gjithçka tregon se këto armë janë prodhuar në Iran,” tha për mediat zëdhënësi i CENTCOM, Komandant Zachary Harrell. “Të gjitha përputhen me atë që dimë lidhur me armët që prodhohen në Iran.”
I dërguari i shba në okb: IRANi ka qenë përgjegjës për sulmin me raketa kundër kompleksit saudit të naftës
Misioni i Shteteve të Bashkuara në OKB ka nxjerrë një deklaratë të enjten, më 13 shkurt, ku thotë se raporti më i fundit nga kjo organizatë ndërkombëtare konfirmon faktin se Republika Islamike ka qenë përgjegjëse për sulmin e 14 shtatorit ndaj kompleksit Aramco të naftës në lindje të Arabisë Saudite.
ORTAGUS: SHBA është kundër dënimit të të burgosurve politikë
Morgan Ortagus, Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, ka postuar në Twitter më 13 shkurt, 2020:
“SHBA është kundër dënimit të Adbolrasoul Mortazavi, Hashem Khaksar, Mohammad Nourizad, Mohammad dhe Fatemeh Sepehri dhe tre personave të tjerë me burgim deri në 26 vite pse kanë kërkuar ndryshim.”
“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë në Iran” shtoi Znj. Ortagus.
AMNESTY INTERNATIONAL: NARGES MOHAMMADI raporton keqtrajtim në burg
Më 13 shkurt 2020, organizata humanitare Amnesty International, raportoi:
“Më 24 dhjetor 2019, zyrtarët iranianë e kanë keqtrajtuar mbrojtësen e të drejtave njerëzore, Narges Mohammadi, gjatë transferimit të saj në burgun Zanjan, sipas një letre të shkruar nga ajo. Me sa duket, ky transferim është bërë si ndëshkim për aktivizmin e saj brenda burgut në mbështetje të familjeve të njerëzve të vrarë gjatë protestave të nëntorit 2019. Ajo është një e burgosur e ndërgjegjes dhe duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte.”
DEUTSCHE WELLE (DW), GjERMANi: IRANi, kërcënimi më i madh për botën
Më 13 shkurt 2020, DW raportoi se “Raporti i Sigurisë 2020” tregon se 66% e qytetarëve gjermanë që kanë marrë pjesë në sondazh besojnë se Irani do të jetë kërcënimi më i madh për paqen e botës në vitet që vijnë.
Protestat në IRAN:
Mbështetësit e MEK dhe NCRI në mynih dënojnë praninë e JaVAD ZARIF në MSC.
Ata nxisin fuqitë perëndimore që ta mbajnë përgjegjës Iranin dhe përfaqësuesit e tij për dekadat e torturës, ekzekutimeve dhe shtypjes së popullit iranian, dhe që ta njohin të drejtën e këtij populli për një Iran të lirë.
Bojkotimi i zgjedhjeve: zyrtarët e regjimit i kanë duart me gjak
E burgosura politike Golrokh Ebrahimi Iraee ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve të regjimit.
Ebrahimi, e cila mbahet aktualisht në burgun Qarchak në Varamin, ka bërë një deklaratë më 11 shkurt 2020, në përvjetorin e revolucionit anti-monarkik të Iranit.