Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 1 Maj 2020

720

May 1, 2020: Latest NewsNumri i vdekjeve nga Koronavirusi vetëm në Teheran e tejkalon numrin total të shpallur nga regjimi për mbarë Iranin.

PMOI/MEK—17 prill 2020:  Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran ka shkuar në mbi 30,700.
E megjithatë, regjimi i Iranit vazhdon me fshehjen e fakteve, duke e deklaruar numrin total të vdekjeve si 4,869 deri më 16 prill.
Edhe vetë zyrtarët e regjimit e refuzojnë këtë numër.
Nahid Khodakarami, kryetar i komitetit të shëndetit në Këshillin e Qytetit të Teheranit, në një intervistë me të përditshmen Shargh: 70 deri në 100 njerëz vdesin çdo ditë në Teheran për shkak të sëmundjes COVID-19.
Një raport nga brenda regjimit në provincën Gilan: Për të marrë statistikat e vërteta të vdekjeve në Iran, statistikat e regjimit duhet të shumëzohen me 5 ose 10.

Coronavirus death toll in Tehran alone surpasses regime's total death toll in Iran.

Iran: Numri i Vdekjeve në Provincën Alborz në Mesin e Krizës së Koronavirusit

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, PMOI/MEK, shpalli më 22 prill se numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 33,800.
Sipas MEK, deri tani 1195 njerëz kanë humbur jetën vetëm në provincën Alborz.
E megjithatë, regjimi e deklaron numrin e vdekjeve në provincën Alborz nën 500, por sipas dokumentave të siguruara nga MEK, rreth 30 njerëz vdesin e varrosen në këtë provincë çdo ditë për shkak të koronavirusit.
Nga ky numër, 20 janë të diagnostikuar me koronavirus dhe 10 janë të dyshuar për infektim.
Në vend që t’i ndihmojë njerëzit, regjimi vazhdon me fshehjen e fakteve dhe i ka rritur masat shtypëse.
Siç ka thënë Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit:
Për Khamenei-n dhe Rouhani-n, jeta dhe mirëqenia e popullit nuk ka asnjë vlerë.
Ata duan vetëm ta mbrojnë regjimin nga rreziku i kryengritjeve.

Iran: Alborz Province Death Toll Amid Coronavirus Crisis.

***

“Mallkuar qofshin mullahët kriminelë që janë edhe më të këqij se koronavirusi e kolera”: Njësitë e Rezistencës të MEK

Ndërkohë që dështimi i regjimit iranian gjatë krizës së koronavirusit ka shkaktuar zemërim publik në Iran, populli iranian dhe rrjeti i PMOI/MEK brenda vendit theksojnë se zgjidhja për Iranin është përmbysja e pushtetit të mullahëve. Përmes graffiti-ve në vende publike, ata shkruajnë mesazhet e liderit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi dhe Presidentes së NCRI-së Maryam Rajavi.
Teheran— “Mallkuar qofshin mullahët kriminelë të cilët janë edhe më të këqij se koronavirusi, kolera e murtaja”
Behbahan—Maryam Rajavi: “Ekziston vetëm një zgjidhje për koronavirusin, dhe kjo zgjidhje është përmbysja e diktaturës fetare të mullahëve.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Pranvera e lirisë së Iranit do të realizohet nga ne dhe nga duart tona.”
Qazvin—Massoud Rajavi: “Duhet t’i fitojmë të drejtat tona. Duhet të rebelohemi dhe t’i shkulim nga fyti i mullahëve.”
Mahshahr— “Khamenei mullah i lig, ti je virusi i vërtetë”
Saveh—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Gachsaran— “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Teheran— “Ndërkohë që mullahët jetojnë si perëndi, kombi është i varfër”
Takestan—Maryam Rajavi: “Të drejtat e punëtorëve do të fitohen vetëm duke e përmbysur regjimin e mullahëve”
Teheran—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”

“Damn the criminal mullahs who are worse than the coronavirus, Cholera”: MEK Resistance Units

***