30 prill 2020
Në katër nga 138 spitalet në Teheran që morën pacientë nga Coronavirus, 1.400 kanë vdekurOrganizata e Popullit Mojahedin e Iranit (PMOI / MEK) njoftoi të enjten, më 30 prill 2020, se numri i vdekjeve të Koronavirusit në 308 qytete në Iran kishte tejkaluar 37.600. Numri i viktimave në Teheran është 6,330 persona, Mazandaran 2,345, Khuzestan 1,810, Golestan 1,220, Fars 975, Sistan dhe Baluchestan 940, Lorestan 875, Semnan 865, Kurdistan 625, Zanjan 485, dhe Kerman 425.Sot, Hassan Rouhani, i cili, pamvarsisht kërkesave të këshillit të qytetit të Teheranit, ende nuk pranon të njoftojë një për një shifrat e fatalitetit për secilën krahinë, përsëri bëri një pretendim absurd, “Shumica e shtretërve të spitalit … janë bosh. Statistikat e vendit tonë (mbi vdekjet e Koronavirusit) tregojnë se suksesi ynë ka qenë domethënës në krahasim me vendet e tjera … Kushtet e atyre që kanë kontaktuar virusin, ata që janë të shtruar në spital, ata që janë shëruar dhe ata që kanë humbur jetën e tyre janë të kënaqëshme. ”
Ndërkohë, sot, Ministri i Shëndetësisë Saeed Namaki tha në faqen e internetit të Khameneit, “Disa mendojnë se kemi shumë shtretër spitalor. Raporti i shtretërve spitalorë për çdo 1000 persona është 1.6. Vendet më të pazhvilluara të Evropës kanë pesë herë më shumë shtretër se sa kemi ne. Numri i infermierëve në krahasim me shtretërit në rastet më të këqija në Evropë dhe SH.B.A. është dy deri në tre herë më shumë se i yni. ” Në lidhje me metodat e përdorura gjatë luftës Iran-Irak, nuk është për tu habitur, që ai ngriti lëvdata ndaj Udhëheqësit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, “Ne dëshmojmë mbështetjejen më të vendosur, një llëjë mbështetje shkencore nga udhëheqësi i revolucionit … Sa herë që unëi paraqit një raport me shkrim atij, ai menjëherë do ta lexojë dhe do të më përgjigjet brenda një ore… Ndihmësit e mi në bordin (Forcat Kombëtare Taskforce të luftës kundër Koronavirusit), janë të gjithë ish-ushtarë të frontit të luftës (zyrtarë të IRGC) që kanë arritur suksese në operacione të mëdha të luftës dhe tani kanë dale përsëri në shesh betejë dhe punojnë në të njëjtën mënyrë. ”
Në një zhvillim tjetër, zyrtarët e regjimit në provinca të ndryshme, shprehin shqetësimin për rritjen e numrit të pacientëve të infektuar nga virusi në valët e dyta dhe të treta të shpërthimit të Koronavirusit, kjo pasi i kanë detyruar njerëzit të kthehen në punë.
Në Babol, Dr Alireza Jalali, drejtuesi i Universitetit të Shkencave Mjekësore, i tha Khabar-e Dagh (në Hot News), sot, “Coronavirus ka marrë një jetë të re në qytet, dhe numri i pacientëve në spital është rritur. Deri më tani, 109 pacientë janë në ICU. “Në Birjand, Dr Kambiz Mehdi-zadeh, nënkryetari i Shkollës Mjekësore në Provincën e Khorasanit Jugor, i tha Agjencisë së Lajmeve Mehr më 28 Prill, “Ne kemi qenë dëshmitarë të një trendi në rritje për sa i përket numrit të pacientëve të infektuar në Krahinë. Këto ditë, ne shohim çdo ditë infeksione dyshifrore’’
Sipas mjekëve në Teheran, në vetëm katër spitale nga 138 spitalet publike dhe private që marrin pacientë me koronavirus, 1.400 kanë vdekur deri më tani. Numri i viktimave të vdekjeve në spitalet Yaft-Abad, Khomeini, Sina dhe Alam është respektivisht të paktën 750, 450,120 dhe 80 persona.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
30 Prill, 2020