Vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar përjashtimin e dy diplomatëve të regjimit iranian nga Qeveria Shqiptare si një hap të guximshëm e të lavdërueshëm në luftën kundër terrorizmit dhe garantimin e sigurisë së popullit shqiptar dhe refugjatëve iranianë. Ajo tha se vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë.
Znj. Rajavi shtoi se përfaqësitë e regjimit iranian janë epiqendra të spiunazhit dhe terrorizmit. Shumica e diplomatëve të regjimit janë ose agjentë të Ministrisë së Inteligjencës, ose oficerë të IRGC-së, ose janë trajnuar për terrorizëm dhe spiunazh për t’i shërbyer këtij qëllimi. Ndërkohë që populli iranian bën thirrje nëpër rrugë për përmbysjen e mullahëve, është veçanërisht e rëndësishme të ndërmerret një politikë decizive përballë terrorizmit të regjimit dhe të mbyllen ambasadat e tij në vende të tjera, theksoi ajo.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
15