Ka filluar viti i ri i ujit në Iran, dhe sot, 259 qytete dhe 8,562 fshatra vuajnë nga mungesa të rënda të ujit.
Qendra Kërkimore Parlamentare e Qeverisë së Iranit ka paralajmëruar për përhapjen e protestave kundër mungesave të ujit në mbi 250 qytete të vendit dhe ka thënë se këto pakënaqësi do të lidhen me protesta të tjera popullore.
Kriza e thatësirës dhe mungesës së ujit nuk është problem i ri në Iran, por risia qëndron tek fakti që këto vitet e fundit, sidomos në 2021-in, kriza e ujit ka shkaktuar protesta të gjera në provincën Khuzestan.
Historia e këtyre protestave nuk mbaroi në Khuzestan. Qytete e provinca të tjera të vendit, pavarësisht se a po përballeshin me mungesat e ujit dhe thatësirën apo jo, iu bashkuan protestave të banorëve të Khuzestanit duke i mbështetur ato.
Shkalla e këtyre protestave u rrit dhe u përhap me shpejtësi, duke e ekspozuar qeverinë ndaj një krize serioze sigurie.