Gjatë historisë, të gjithë diktatorët janë përpjekur të legjitimojnë sundimin e tyre duke grumbulluar turma, me detyrim apo me nxitje. Por teokracia sunduese e Iranit dhe “panairi i tij” qesharak i përvjetorit ia kaluan veprimeve të ndërmarra nga diktatorë si Hitleri, Musolini dhe Franko.
Duke mos patur asnjë lloj legjitimiteti brenda Iranit, regjimi iranian fjalë për fjalë bën gjithçka për t’i treguar audiencës së tij të huaj se gëzon mbështetje popullore.
11 shkurti shënoi përvjetorin e revolucionit antimonarkik të Iranit të vitit 1979. Një revolucion, i rrëmbyer nga Ruhollah Khomeini dhe të ngjashëm me të. Si trashëgimtari i vërtetë i Shahut, Khomeini, dhe rrjeti i tij i klerikëve, uzurpuan pushtetin në mungesë të anëtarëve aktualë të opozitës, të cilët Shahu i kishte burgosur ose ekzekutuar.
Në fjalimin e tij të fundit, Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit iranian, bëri thirrje për mbajtjen e panairit të përvjetorit të regjimit “më të lavdishëm se kurrë”. Megjithatë, me gjithë mobilizimin e rëndë të mullahëve, ata mjerisht nuk arritën as të bënin një shfaqje të organizuar nga skena.
Regjimi kishte mobilizuar të gjitha forcat e tij paraushtarake Basij për të parakaluar në rrugë duke hipur mbi motoçikleta ndërsa mbante fotografi të organizatorit të eliminuar të terrorit, Qassem Soleimani dhe Ruhollah Khomeinit, themeluesit të regjimit. Ky grumbull motoçikletash dhe makinash që lëviznin nëpër rrugë, duke u shkaktuar bllokime dhe bezdisje qytetarëve iranianë kishte për qëllim të mbulonte pjesëmarrjen e pakët në ngjarjen e organizuar nga qeveria.
12 muajt e fundit sinjalizojnë një rrugë të trazuar përpara për regjimin e IranitRaportet nga rrjeti i opozitës iraniane nga mbi 200 qytete anembanë Iranit tregojnë pjesëmarrje të pakët në përvjetoret e regjimit. Në Teheran pretendohet se disa dhjetëra mbështetës të mullahëve ishin në sheshin Imam Hossein, ku regjimi mblidhte forcat e tij përpara se të fillonte marshimin. Fotot ajrore nga sheshi Azadi i Teheranit dhe pikat e tjera kryesore të grumbullimit në qytete të ndryshme treguan shumë pak njerëz.