Saturday, July 27, 2024

Regjimi i Iranit Refuzon të Pranojë “Draftin Përfundimtar,” Vazhdon me Politikën e Tij të Mashtrimit

Iran-JCPOA-NuclearShtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njoftuan përmes zëdhënësve se po “studonin” përgjigjen ndaj asaj që është quajtur “teksti përfundimtar” i një marrëveshjeje për të rivendosur paktin bërthamor të Iranit të vitit 2015. Deklaratat përkatëse hedhin menjëherë dyshime mbi perspektivën e një zgjidhjeje të suksesshme të procesit të negociatave që është zhvilluar, me ndërprerje, për më shumë se 17 muaj.

Koordinatori i Bashkimit Evropian për ato negociata, Enrique Mora, prezantoi projekt-propozimin javën e kaluar me udhëzime që SHBA dhe Irani të kthejnë përgjigje deri të hënën dhe të tregojnë nëse do ta pranojnë marrëveshjen në formën e saj aktuale. Zyrtarët amerikanë u përgjigjën menjëherë dhe publikisht duke thënë se SHBA ishte e përgatitur për ta zbatuar marrëveshjen bazuar në propozimet e BE-së, por Teherani shprehu qëllimin e tij për ta rishikuar draftin dhe më pas për t’u përgjigjur me komente.

Kjo përgjigje erdhi në minutën e fundit, pasi zyrtarët iranianë kishin deklaruar paraprakisht se do t’i vinin në dispozicion komentet e tyre në mesnatën e së hënës, duke shtyrë kështu kufijtë e afatit të vendosur nga BE. Nabila Massrali, një zëdhënëse e BE për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka bërë thirrje specifikisht që të mos i kushtohet shumë vëmendje kohës së përgjigjes, por persona të tjerë të familjarizuar me procesin e negociatave kanë argumentuar për javë të tëra se regjimi iranian po ndjek një strategji të qëllimshme për ta zgjatur procesin sa më shumë që të jetë e mundur.

Ky interpretim i veprimeve të regjimit mbështetet më tej nga përmbajtja e përgjigjes së regjimit iranian. Pak detaje nga ajo përgjigje u dhanë të martën, qoftë nga palët perëndimore apo nga vetë Teherani, por u bë menjëherë e qartë se ajo njoftoi pritje për bisedime shtesë. Ky synim duket se shpërfill komentet e mëparshme nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili deklaroi se të gjitha rrugët për kompromis ishin ezauruar në raundet e mëparshme të negociatave dhe se drafti ekzistues nuk do të pësonte ndryshime të mëtejshme.