Shkruar nga Shahriar Kia
Regjimi iranian është përpjekur të ndërtojë armë bërthamore si pjesë e strategjisë së tij të mbijetesës. Pas revolucionit të 1979-ës, sapo iranianët, sidomos rinia, e refuzuan sistemin mesjetar të mullahëve, paralelisht me shtypjen sistematike, regjimi iranian nisi të kërkonte teknologji për prodhimin e armëve bërthamore si një policë sigurimi kundër përmbysjes së tij.
Po të kishte marrë arritur të ndërtonte armë bërthamore, bota tani do të ishte duke u përballur me një fashizëm fetar agresiv, sektar, dhe represiv me kapacitete armësh bërthamore. Por, për shkak të zbulimeve të Rezistencës Iraniane, regjimi tani gjendet përballë një rruge qorre në arritjen e qëllimit të tij.
Alireza Jafarzadeh, Zëvendës Drejtori i zyrës së NCRI në Uashington, zbulon programin bërthamor të regjimit iranian
Në gusht 2002, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zbuloi për herë të parë ekzistencën e zonës së pasurimit të uraniumit në Natanz dhetë objektit të Ujit të Rëndë në Arak. Ky zbulim i NCRI-së tregoi se deri në ç’pikë kishte avancuar puna klandestine e regjimit për armë bërthamore. Ky zhvillim dhe zbulimet e NCRI-së gjatë viteve të mëpasshme nxitën hetime nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe marrjen e masave nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Grupi më i madh përbërës i NCRI-së, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), e kishte marrë informacionin për veprimtaritë bërthamore të regjimit përmes rrjetit të saj të gjerë brenda Iranit.
Po të mos kishin qenë këto zbulime të NCRI-së dhe MEK-ut, mullahët do ta kishin patur bombën tashmë, dhe fati i botës dhe Lindjes së Mesme nuk do të ishte më i njëjti.
Kohët e fundit, mediat dhe zyrtarët shtetërorë të regjimit, pas aktivizimit të mekanizmit për rikthimin e sanksioneve, kanë filluar të ankohen e ta njohin rolin e MEK në zbulimin e ambicieve bërthamore të mullahëve. Lexo më shumë