Friday, March 29, 2024

Gjykata Supreme e Iranit Miraton Dënimin me Vdekje Kundër të Burgosurit pas 29 Vitesh

Gjykata Supreme e Iranit ka miratuar dënimin me vdekje kundër një të burgosuri i cili ka vuajtur për gati 29 vite në pritje të ekzekutimit.

Ky i burgosur, Moein Salavarzi, është dergjur i lënë pezull mizorisht pas arrestimit dhe akuzimit për vrasjen e të vëllait në vitin 1991.

Në një telefonatë me familjen e tij javën e shkuar, 55-vjeçari tha se dënimi i tij me vdekje ishte miratuar nga Gjykata Supreme.

Zyrtarët gjyqësorë gjatë viteve të kaluara kanë thënë se çështja e këtij të burgosuri mungonte dhe se e kanë miratuar dënimin për shkak të kërkesave të fëmijëve të viktimës.

Kodi Penal islamik i Iranit e lejon familjen e një viktime vrasjeje që të këmbëngulë për ekzekutimin apo ta falë vrasësin dhe të marrë kompensim financiar. Autoritetet iraniane pretendojnë se qesas – dënimi për personat e akuzuar për vrasje – nuk është ekzekutimi, edhe pse njerëzit e dënuar me qesas ekzekutohen nga shteti. Ky pretendim nuk pranohet në ligjin ndërkombëtar.

Moein Salavarzi-t i është mohuar prania e një avokati gjatë kësaj periudhe sepse nuk mund të përballonte kostot ligjore.

Shumë të burgosur në Iran kalojnë vite të tëra në agoninë e pritjes për ekzekutimin përpara se të varen.

Në një tjetër rast tronditës, një i burgosur i identifikuar si Abdullah Banaei i ka qepur bashkë buzët dhe ka nisur një grevë urie që më 22 shtator në burgun e Urmia-së për të protestuar ndaj mbajtjes së vazhduar në burg pas 15 vitesh në pritje.

Abdullah Banai u ka kërkuar zyrtarëve të burgut që, ose ta lirojnë me kusht, ose ta realizojnë dënimin e tij me vdekje.