Raundi i fundit i bisedimeve bërthamore të Iranit në Vjenë, filloi të enjten me skepticizëm nga të dyja palët. Shtetet e Bashkimit Evropian kanë refuzuar të dërgojnë zyrtarë të lartë dhe tashmë shenjat tregojnë për një përçarje që ndan Teheranin nga Uashingtoni, e cila është zgjeruar që nga bisedimet e mëparshme në Vjenë, sipas diplomatëve të Bashkimit Evropian duke biseduar me Bloomberg.
Zyrtarët e BE-së të njohur me bisedimet në vazhdim, i kanë thënë mediave se duke marrë parasysh shkeljet e vazhdueshme të regjimit Iranian dhe angazhimeve të tij bërthamore në muajt e fundit, janë shtuar të paktën dy çështje të lidhura me bërthamën në listën tashmë të vështirë prej gjashtë ose shtatë pengesash.