Thursday, March 28, 2024

Çështja Bërthamore e Iranit Nuk do të Jetë Kurrë në Favor të Raisi-t

Kush mund ta shpjegonte më mirë situatën e rëndë të qeverisë iraniane dhe liderit suprem të saj, Ali Khamenei, sesa vetë zëdhënësi i saj në të përditshmen shtetërore Kayhan, Hossein Shariatmadari?

Lexojini me kujdes këto fjali:

“Kundërshtari këmbëngul për vazhdimin e negociatave të Vienës por vazhdon të ngulë këmbë në kërkesat e tij shtrënguese e të paligjshme, dhe nga ana tjetër, heqja e të gjitha sanksioneve dhe verifikimi i kësaj nga ana e Iranit është kusht për vazhdimin e negociatave. Ajo që nuk duhet të shpërfillet është fakti se Shtetet e Bashkuara po i përdorin sanksionet si mjet për t’iu kundërvënë Iranit Islamik dhe nuk duan ta humbasin këtë mjet. Si rrjedhim, vazhdimi i sfidës bërthamore është thjesht një humbje kohe dhe një kosto jashtëzakonisht e lartë për vendin dhe sistemin. Ulje-ngritjet e sfidës afat-gjatë bërthamore e tregojnë qartë që agjencia nuk do t’i pranojë kurrë kërkesat tona.” (Kayhan, 16 shtator 2021)

Tani, pas rikthimit nga Irani të kreut të agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, mund të spekulohet se politika e fshehtësisë e Khamenei-t lidhur me punët bërthamore përfshin vazhdimin e pasurimit në përqindje të lartë për ta kapur në befasi komunitetin ndërkombëtar pas një periudhe kohore. Qëllimi i kësaj fshehtësie dhe zgjatjes së kohës është të arrijë në një nivel të konsiderueshëm të prodhimit të bombave, në mënyrë që të jetë në avantazh gjatë negociatave të mundshme në të ardhmen.

Vlen të përmendet se fashizmi fetar, për të dalë në avantazh dhe për të patur mundësinë e shantazhit në negociatat bërthamore, e ka rritur pasurimin e uraniumit fillimisht me 20 përqind në 84.3 kilogramë, dhe në fazën tjetër, e ka rritur këtë sasi deri në një pasurim prej 60 përqind, që ishte 10 kilogramë. Kjo është katër herë më shumë se sasia e pasurimit me përqendrime të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Prodhimi i një bombe bërthamore kërkon uranium të pasuruar 90 përqind. Instalimi i centrifugave të avancuara në kompleksin në Fordow dhe rritja e numrit të tyre, si dhe dyfishimi i sasisë së pasurimit midis dy mbledhjeve të fundit të Këshillit Qeverisës të IAEA, janë një hap serioz drejt arritjes së pikës së evazionit bërthamor dhe prodhimit të një bombe atomike.

Pikërisht kjo politikë është arsyeja që Khamenei thotë se nuk duhet nxituar për të vazhduar me negociatat. Madje ndonjëherë dëgjohen edhe përshpëritje për largimin nga NPT (traktati i mos-proliferimit) nga ankthi i regjimit.