Sunday, February 5, 2023

Mision 5 Ditor Bamirësie Mjekësore për Shqipërinë në Ashraf 3

Përfituan Mijëra Shqiptarë, Duke Përfshirë Fëmijë

 

Gjatë datave 13-17 nëntor në Ashraf 3, Durrës, Shqipëri, u organizua një mision i madh humanitar bamirësie mjekësore për qytetarët shqiptarë.

Ky mision bamirësie u organizua nga Fondacioni MDAID, i kryesuar nga Profesor Dr. Firouz Daneshgari, në bashkëpunim me Dr. Nitin Shah, Presidentin e Anekant Community Center, dhe me mbështetjen e madhe të anëtarëve e mjekëve të MEK, banues në Ashraf-3.

Gjatë këtij misioni, mbi 15 mjekë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit nga SHBA, Australia, dhe Shqipëria, së bashku me personelin mjekësor të MEK nga Ashraf-3, dhuruan kohën e tyre për të ofruar shërbime mjekësore dhe kontrolle sysh, si dhe u ofruan qytetarëve shqiptarë syze falas për afër dhe larg.

Një numër total prej rreth 5.000 njerëzish kanë përfituar kontrolle mjekësore. 1000 morën trajtim mjekësor ndërsa rreth 4000 njerëz bënë kontroll sysh dhe përfituan 6000 syze. Mes vizitorëve kishte një numër të madh fëmijësh.