Fotot dhe posterat e Massoud Rajavi dhe Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, Maryam Rajavi, janë vendosur në qytete të ndryshme, pavarësisht masave të rënda të sigurisë nga forcat e sigurisë së regjimit-Dhjetor 2019
Simbolet e regjimit digjen nga të rinjtë e rebeluar
Të premten, më 6 dhjetor 2019, pavarësisht gjendjes së vigjilencës së plotë nga ana e forcave shtypëse të regjimit, Njësitë e Rezistencës kanë vënë postera me fotot dhe mesazhet e znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshitllit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe të z. Massoud Rajavi, Udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, në Teheran e në qytete të tjera të Iranit.
Këto postera janë vënë në Teheran, Isfahan, Tabriz, Khoy, Abadan, Bojnourd dhe Karaj. Në to lexohet: “Do ta nxjerrim Iranin nga zaptimi i mullahëve,” “populli dhe Rezistenca iraniane kanë paguar një çmim të rëndë, duke hedhur një hap madhor e të pakthyeshëm [përpara],” “kryengritja vazhdon, e vetmja përgjigje ndaj Sheikut është zjarri,” “flakë të tjera do të vijnë dhe kryengritja për liri është ndezur flakë,” “dridhjet e përmbysjes e kanë shkundur regjimin deri në themele,” “rroftë kryengritja e popullit iranian për liri,” “populli dhe Rezistenca iraniane janë betuar se do ta përmbysin këtë regjim,” dhe “vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi. Ky është një revolucion deri në fitore.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
7 dhjetor 2019
Teheran – Rruga Arya – 6 dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Do ta nxjerrim Iranin nga zaptimi i mullahëve.”
Tabriz – Sheshi Rah Ahan, 6 dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Populli dhe Rezistenca Iraniane kanë paguar një çmim të rëndë, duke hedhur një hap madhor e të pakthyeshëm [përpara].”
Tabriz – 6 dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Kryengritja vazhdon, e vetmja përgjigje ndaj Sheikut është zjarri.”
Karaj – 6 dhjetor 2019
“Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi. Ky është një revolucion deri në fitore.”
Karaj – 6 dhjetor 2019
“Populli dhe Rezistenca iraniane janë betuar se do ta përmbysin këtë regjim,”
Bojnourd – 6 dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Flakë të tjera do të vijnë dhe kryengritja për liri është ndezur flakë,” Maryam Rajavi: “Irani do të çlirohet me Njësitë e Rezistencës.”
Khoy – 6 dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Dridhjet e përmbysjes e kanë shkundur regjimin deri në themele.”
Abadan – 6 dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Dridhjet e përmbysjes e kanë shkundur regjimin deri në themele.”
Kouhdasht – 6 dhjetor 2019
Djegia e një të ashtu-quajturi seminar të regjimit
Orumiyeh – 6 dhjetor 2019
Djegia e një fotoje të Khamenei-t
Orumiyeh – 6 dhjetor 2019
Djegia e një afisheje të Ministrisë së Inteligjencës
Kouhdasht – 6 dhjetor 2019
Djegia e fotove të Khamenei-t e Khomeini-t






