Friday, January 27, 2023

Mediat Shtetërore të Iranit: Varfëri, Pabarazi, dhe një Shoqëri e Trazuar

Një vështrim në mediat shtetërore të Iranit në ditët e fundit tregon thellësinë e problemeve të jetesës së popullit dhe frikën e regjimit nga reagimi i tij.

Më 19 dhjetor, regjimi iranian më në fund e pranoi se varianti Omicron i Covid-19 ka hyrë në Iran. Ardhja e këtij varianti sigurisht që do ta rëndojë bilancin e vdekjeve nga Covid-19, i cili po i afrohet me shpejtësi gjysmës së milionti, sipas opozitës iraniane.

Ndërkohë, Eghtesad-e Pouya e drejtuar nga shteti, më 19 dhjetor, pohoi rritjen skandaloze të çmimeve të kujdesit shëndetësor, veçanërisht të ilaçeve.

Iran coronavirus update: Over 490,100 deaths, omicron in Iran confirmed

“Rritja e inflacionit si dhe rritja e jashtëzakonshme  e çmimeve të kujdesit shëndetësor dhe produkteve të lidhura me të e kanë ngritur kufirin e varfërisë në Iran,” shkroi Eghtesad-e Pouya. “Situata ka arritur në atë pikë…sa  që ekspertët paralajmërojnë për sëmundje akute dhe kronike fizike dhe psikologjike në shoqëri për shkak të rritjes së përditshme të çmimeve të ilaçeve dhe kujdesit shëndetësor”.

“Rënia e fuqisë blerëse të popullit tani ka çuar në kequshqyerje, dhe, për pasojë, sëmundje të ndryshme fizike, mendore dhe psikologjike që lidhen me mungesën e lëndëve ushqyese, vitaminave dhe mineraleve po mbizotërojnë shoqërinë. Ne mund ta shohim këtë në rritjen e varfërisë dhenumrit të vdekjeve,” shton Eghtesad-e Pouya.

Medicine shortage crisis in Iran endangers people’s lives

Ndërsa iranianët mezi ia dalin mbanë, zyrtarët e regjimit marrin paga astronomike.

“Sipas raporteve të publikuara, zyrtarët marrin pagë mujore prej 284 milionë dhe 184 milionë toman, ndërsa punonjësit marrin vetëm 3 milionë toman”, shkruante më 19 dhjetor gazeta shtetërore Jomhuri-e Eslami.

Jomhuri-e Eslami pranon se “Ne e dimë se deri në 10% e shoqërisë marrin paga super-astronomike, dhe 90% janë nën kufirin e varfërisë. Tashmë, ekonomistët e konsiderojnë kufirin e varfërisë në vendin tonë 10 milionë toman.”

Rritja e varfërisë së iranianëve mes nepotizmit sistematik në Iran nën regjimin e mullahëve u theksua gjithashtu  më 11 dhjetor nga e përditshmja shtetërore Arman.

“Raportet dhe statistikat tregojnë kushtet e vështira të jetesës së njerëzve. Por situata është edhe më e keqe për familjet e varfra iraniane. Varfëria tani i godet njerëzit deri në kockë dhe kjo është një çështje serioze. Në qoftë se qeveria nuk merr masat e nevojshme, njerëzit do të dërrmohen nën kostot e larta të jetesës”, shkruan e përditshmja Arman.

 

Iranian people cannot afford food under the rule of mullahs

 

Protestat e mëdha të Iranit në vitin 2018, të cilat shpërthyen për shkak të problemeve ekonomike tre vite pas marrëveshjes bërthamore, konfirmuan se kriza ekonomike e Iranit nuk buron nga sanksionet.

E përditshmja Jahan-e Sanat pranon se “inflacioni dhe rritja e jashtëzakonshme e çmimeve i kanë shtypur njerëzit aq sa ata nuk janë në gjendje të tolerojnë më shumë presion. Pra, pse një familje që mezi fiton bukën e gojës do të kujdesej për bisedimet e Vienës?”

Populli iranian e konsideron regjimin si burimin e vërtetë të problemeve të tij. Ai është dëshmitar se si zyrtarët e regjimit dhe të afërmit e tyre marrin rroga astronomike dhe bëjnë jetë luksoze ndërkohë që populli jetojn në varfëri absolute. Si rezultat  janë shtuar protestat në të gjithë Iranin, duke premtuar një tjetër kryengritje mbarëkombëtare.

Perspektiva e një kryengritjeje tjetër i ka tmerruar zyrtarët e regjimit dhe i ka shtyrë mediat shtetërore të paralajmërojnë zyrtarët.