Maryam Rajavi: 2023 është viti i lirisë për popullin iranian, i paqes dhe i miqësisë për popujt e botës
Ju uroj për ardhjen e vitit 2023, që përkon me kryengritjen fitimtare të popullit iranian për t’i dhënë fund tiranisë fetare në pushtet.
Kjo kryengritje dhe ky revolucion, i udhëhequr nga gratë dhe të rinjtë, do të sjellë liri dhe prosperitet në Iran dhe do të promovojë paqe dhe drejtësi në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në mbarë globin.
Uroj që viti 2023 të jetë viti i zgjerimit të solidaritetit ndërkombëtar me kryengritjen e popullit iranian.
Duhet të njihet lufta e popullit iranian për të përmbysur teokracinë e mullahëve në Iran.
Kjo pohon se lufta e drejtë e grave dhe të rinjve të rebeluar kundër Gardës Revolucionare të Khameneit është e nevojshme dhe e drejtë. Gjithashtu do t’i bënte jehonë zërit të vërtetë të ndërgjegjes së botës.
Uroj që qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare t’i përgjigjen pa vonesë dëshirës së popullit të Iranit i cili po duron shtypjen, torturën dhe ekzekutimet.
I bëj thirrje botës të veprojë për të ndaluar ekzekutimet brutale nga Khamenei të protestuesve të arrestuar dhe të gjithë të burgosurve, veçanërisht të burgosurve politikë.
Gjithashtu u uroj ardhjen e vitit 2023 njerëzve në mbarë botën, veçanërisht miqve dhe mbështetësve të popullit, kryengritjes dhe rezistencës iraniane. Një vit pa mullahët mizogjinistë dhe tiranë, do të jetë një vit që kumton lirinë për popullin e Iranit dhe paqe e miqësi për Lindjen e Mesme dhe botën.
Ju uroj të gjithve një Vit të Ri shumë të lumtur!